VMRO-DPMNE dhe LSDM janë afër zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Dje lideri i partisë më të madhe opozitare, Hristijan Mickoski, tha se si afate të mira për zgjedhje janë prilli apo maji i vitit të ardhshëm, ndërsa nga kjo parti sot u shprehën se janë të kënaqur për faktin që pushteti ka filluar të mendoj për zgjedhje në vitin 2020, para afatit të rregullt.
“Është mirë që kanë filluar të mendojnë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, siç thash javën e kaluar, ajo që u tha nga ana e Zoran Zaevit për tetorin, ishte bazë e mirë për shqyrtimin e mëtutjeshëm. Tani e shohim se arritëm deri në prill dhe maj, ku pala tjetër pranon që është e mundur që të ketë zgjedhje të parakohshme në këtë periudhë”, tha Naum Stoillkovski nga VMRO-DPMNE.
Nga partia në pushtet thonë se nëse ka zgjedhje të parakohshme, duhet të pranohen vërejtjet nga OSBE dhe ODIHR, por nuk zbulojnë se a do të ketë opozita edhe më tej qëndrimin e njëjtë për modelin e shumicës.
“Në periudhën që na paraprin, do të hapet çështja për modelin zgjedhor, do të hapet çështja për lista referenciale që kemi për qëllim t’i zbatojmë si dhe duhet të kemi parasysh se ato bisedime udhëhiqen nën mbikëqyrje dhe në përputhje me ODIHR”, deklaroi Konstandin Konstandinov nga LSDM.
Nëse LSDM dhe VMRO-DPMNE arrijnë kompromis që data e zgjedhjeve të jetë në qershor, BDI-ja tashmë kumtoi se kjo datë është e pranueshme për partinë e tyre.
Vërejtjet e OBSE-së dhe ODIHR-së pas mbajtjes së zgjedhjeve të fundit presidenciale ishin për disa pjesë të Kodit zgjedhor, siç është financimi gjatë kohës së fushatës zgjedhore. LSDM-ja dhe shumë parti të vogla, kërkojnë që të ketë një njësi zgjedhore si dhe lista të hapura. VMRO-DPMNE-ja hapi mundësin për kthimin e modelit zgjedhor të shumicës, ndërsa për BDI-në është më e pranueshëm ulja e numrit të njësive zgjedhore nga gjashtë në tre.
Ftesa e fundit për takim liderësh nga ane e kryeministrit Zaev, ishte e pasuksesshme, për shkak se atëherë Mickoski kërkonte që si pikë e parë të vendoset propozimi për zgjedhje të parakohshme, por atëherë Zaev tha se nuk ka arsye që vendi të shkoj në zgjedhje para kohës së rregullt.