SPB Tetovë ka paraqitur padi penale kundër G.O. (50) nga Tetova për shkak të dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e veprës penale “abuzimi me pozitën dhe autorizimet zyrtare”.
Më 21.01.2025, i pandehuri – i punësuar në Drejtorinë Rajonale të DAP-së – Tetovë, duke shfrytëzuar pozitën dhe autorizimet e tij, e ka njoftuar menaxherin e një kazinoje në Tetovë dhe ka dhënë informacione të shërbimit për inspektimet e planifikuara në kazino.