Një punonjës hekurudhor në Britani po lufton për jetën pasi u përpoq të ndalonte një sulmues me thikë në trenin e shpejtë Doncaster–Londër të kompanisë LNER.
Ngjarja ndodhi të shtunën mbrëma, kur pasagjerët raportuan një sulm me thikë brenda trenit, i cili u ndal urgjentisht në stacionin Huntingdon, në Cambridgeshire.
Policia arrestoi një 32-vjeçar nga Peterborough, i dyshuar për tentativë vrasjeje. Një tjetër person u lirua pa akuza. Nga sulmi u plagosën 11 persona, ndërsa pesë prej tyre janë tashmë jashtë rrezikut.
Autoritetet vlerësuan si “heroike” ndërhyrjen e punonjësit të trenit që shpëtoi shumë pasagjerë. Shoferi i trenit, Andrew Johnson, po ashtu është cilësuar “i guximshëm” për mënyrën si e ndali trenin në kohë.
Policia ka konfirmuar se nuk ka shenja që ngjarja lidhet me terrorizmin, ndërsa hetimet vijojnë për motivet e sulmit. /Klankosova.tv


