Punimet e qyetit të Shkupit për zgjerimin e bulevardit “Hristian Todorovski Karposh”, në komunën Çair janë afër përfundimit. Zgjërimi i bulevardit ka përfunduar, ndërsa tani punohet për merremetimin e trotuareve dhe ndërtimin e shtegut të biçikletave.
Nga Qyteti i Shkupit thonë se projekti për Rikonstruimin e fazës së parë të projektit për depërtimin e bulevardit Hristijan Todorovski Karposh, deri në kryqëzimin me rrugën “Natanail Kuçevishki” është në fazën përfundimtare dhe presin të mbarojë në periudhën e ardhshme.
“Për momentin po punohet edhe në tenderin për fazën e dytë të këtij projekti, më saktësisht deri te Unaza. Pjesa e rrugës në Komunën e Çairit është zgjeruar plotësisht dhe para pak kohësh u bë edhe shënimi i rrugës. Gjithashtu, janë ndërtuar trotuare të reja dhe është instal;uar ndriçim i ri”, tha zëdhënësi i kryeqytetit, Valon Salihu.
Nga ana tjetër, në intervistën e tij javë më parë në emisionin “Pa Teklif”, me Naser Selmanin, kryetari I qytetit të Shkupit, Petre Shilegov premtoi se punimet për fazën e parë të zgjerimit të bulevardit “Hristjan Todorovski- Kaprposh, do të përfundojnë me 15 prill.
“Në lidhje me Hristian Todorovski Karposh, atje nivelin e punimeve e kemi ngritur aq sa kemi pasur mundësi. Fatkeqësisht kur është projektuar ndërtimi I bulevardit në fjalë në atë pjesë që tani po punohet nuk është marrë parasysh instalimi nëntoksor ose kanalizimi. Në bashkëpunim me Ndërmarjen “Ujë dhe Kanalizime”, jemi duke punuar për zgjidhjen e këtij problemi”, ka thënë Shilegov.
Zgjerimi i buvevardit në Çair zgjatë plotë pesë vite. Punimet kishin filluar në vitin 2012 kohën e ish kryetarit të Shkupit, Koce Trajanovski, në pragë të zgjedhjeve lokale.
Përgatit: Mevludin Imeri
Montimi: Evi Shkopi
Kameraman: Dejan Nedelkovski
Almakos.com