Punëtori me temë “Ulja e ndjeshmërisë së bujqësisë nga ndryshimet
klimatike” do të mbahet sot dhe nesër në Mavrovë në organizim të Organizatës për bujqësi dhe ushqim pranë Kombeve të Bashkuara (FAO).
Në punëtori do të flasin ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski, ekspertë të huaj nga misioni i FAO-s, si dhe profesorë nga Fakulteti për shkenca bujqësore dhe ushqim.
Duke filluar prej vitit 2015, Minsitria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave e Republikës së Maqedonisë vendosi partneritet me Organizatën për bujqësi dhe ushqim të Kombeve të Bashkuara – FAO, me qëllim të integrimit insttucional të masave për ndryshime klimatike në
Maqedoni.
Një nga projektetet në suaza të të cilit zbatohen aktivitete në këtë drejtim është projekti “Ulja e ndjeshmërisë së bujqësisë drejt ndryshimeve klimatike” që përfundon në dhjetor të vitit 2017.
Projekti ka për qëllim të vendosë mirëkuptim më të mirë të strukturës ekzistuese të MBPEU-së dhe të propozojë masa për integrim afatgjatë institucional të ndryshimeve klimatike të MBPEU-së, si dhetë sigurojë mbështetje për formimin e platformës inter-institucionale e cila do ta lehtësonte koordinimin në nivel nacional.
Data 17.09.2025
Aktuale
- Mexhiti: Bulevardi “Cvetan Dimov”, investim që do të sjell zhvillim dhe përparim për çdo qytetar të Çairit
- Kandidati i AKI për kryetar të Strugës, Arsim Dalipi takohet me kandidatët për këshilltarë komunal
- VLEN i uron Ziadin Selës formimin e partisë së re
- Sotir Lukrovski në Ditën e Pacientëve: Prioritet infrastruktura shëndetësore në Karposh
- Erkan Arifi: Urdhëresa e Mexhitit, veprim arbitrar dhe politikisht e motivuar
- Arrestimi i Mozzik- Dogana del me njoftim: I ndalohen dy orat luksoze me vlerë mbi 1.3 milionë euro
- Risteski: Masa “Shporta shkollore” pati efekt, një familje me dy nxënës kurseu rreth 3,000 denarë
- Cila është strategjia e re e SHBA-së për të mbështetur Kosovën?