Shoqata e gjykatësve të Republikës së Maqedonisë, Ambasada e
SHBA-së dhe Instituti CEELI nga Praga, sot dhe nesër në Ohër organizojnë punëtori gjyqësore ndërkombëtare për përforcim të pavarësisë gjyqësore dhe transparencës përmes revizionit të përgjegjësisë gjyqësore.
Në debatin shkencoro – profesional do të debatohet për reformën gjyqësore në drejtim të sigurimit të mekanizmave juridik dhe transparent për përgjegjësi të gjykatësve si supozim për pavarësi gjatë
vendimmarrjes së lirë gjyqësore, për përgjegjësinë gjyqësore, profesionalizmin dhe integritetin në perspektivën e pavarësisë së gjykatësve, për disiplinën, përgjegjësinë penale dhe qytetare të gjykatësve në kontekst të vendimmarrjes gjyqësore dhe ndikimit të tyre ndaj gjykatësve.
Do të debatohet edhe për sigurimin e procedurës transparente dhe kufijve minimal të procesit për mbrojtjen e gjykatësve – subjekt i procedurës disiplinore, si dhe për rolin e gjykatave në evoluimin e punës së gjykatësve në procedurë disiplinore.
Në debatin shkencor do të flasin gjykatës amerikanë, vendor dhe rajonal, të cilët, siç thonë organizuesit, kanë për qëllim të identifikojnë shembuj të praktikave të mira dhe t’i diskutojnë shembujt e tjerë gjyqësor nga praktika.
Rekomandimet përfundimtare të debatit, në lloj të konkludimeve do të merren parasysh për ndryshime dhe plotësime të mëtutjeshme të vendimeve ligjore.
Data 04.03.2025
Aktuale
- LSDM kërkon që VMRO-DPMNE të mbështesë ligjin për rritjen e pagave të punëtorëve
- Dhunë në një familje në Gostivar, vjehrra dhe kunata sulmojnë fizikisht nusen
- Edhe këtë vit jemi bashkë për të festuar festën kombëtare të Republikës së Bullgarisë
- MPB: Qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve me aksidente të rreme, menjëherë të denoncojnë në polici
- Flakët në mbetjet e inceneratorit të Elbasanit/ Prokuroria nis hetimet ndaj rastit, ngrihen akuzat “shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe ndotja e ajrit
- VMRO: Kryetari i LSM-së po vepron në përputhje të plotë me deklaratat partiake të LSDM-së
- EMRAT/ Arrestohen dy shqiptarë në Gjermani, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje dhe shitje kokaine! Po punohet për ekstradimin e tyre në Shqipëri
- Samsung zbulon unazën revolucionare që mat temperaturën e trupit përveç të tjerëve