Në Festivalin për film evropian “Sinedejs” sot në Qendrën Kulturore Rinore nga ora 13 do të mbahet punëtoria e parë nga katër në programin shoqërues të festivalit të sivjetmë. Temë e punëtorisë është “Unë xhirova film. Asnjëherë nuk do ta shikoni, përveç se nëse…” dhe i dedikohet distribuimit të filmit. Do ta udhëheqë regjisorja dhe producentja italiane Klaudia Tosi. Punëtoria e ardhshme e “Sinedejs” është më 14 nëntor në QKR – masterklas e regjisorit dhe skenaristit serb Mirosllav Momçilloviq – për ndryshim të planeve në një kuadër si lloj montimi. Më 15 nëntor në Fakultetin për arte dramatike punëtori për narracion: “Si mund të ndërtojmë narrativë të fuqishëm për filma?” do të mbajë Savash Arsllan, profesor i Fakultetit për arte filmike në Universitetin Bahçeshehir në Stamboll.
Organizatorët e “Sinedejs” e cekën ligjëratën njëditëshe për skrining-teknika të xhirimit të audicioneve dhe filma i cili më 18 nëntor nga ora 10 në QKR do ta mbajë kasting-drejtoreshë e njohur nga SHBAja Nensi Bishop. Ajo punon në Londër dhe Pragë dhe ka zgjedhur talente për role dytësore për qindra projekte, si “Misioni i pamundur 4”, “Identiteti i Bornovit” dhe “Akullthyes”. Ditën paraprake, 17 nëntor, Nensi Bishop dhe gazetarja Anila Gajeviq nga Sarajevës nga ora 19 në QKR do të mbajnë seminar marketingu për aktorë.