Galeria kombëtare e Maqedonisë në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Maqedoni dhe Shoqata e qytetarëve për trajtim të personave me autizëm “Në Botën Time” sot organizojnë punëtori figurative kreative të fëmijëve me spektër të autizmit dhe fëmijëve nga mësimi i rergullt të personave me nevoja të posaçme.
Punëtoria kreative, që mbahet në prag të Ditës ndërkombëtare të personave me nevoja të posaçme do të mbahet në Çifte amam.
Fëmijët do të punojnë me materiale të ndryshme figurative dhe teknika në shoqërim me terapi muzikore.
Tërë manifestimi është nën moton “Një Diell për të gjithë fëmijët”.