Prej dy ditësh 150-200 shqiptarë vijojnë të jenë të bllokuar në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. E gjithë kjo pasi vijon te jete e mbyllur prej ditës së djeshme kufiri nga pala maqedonase per te gjithe shqiptaret që punojnë cdo ditë në vendin fqinjë. Ata tregojnë se prej dy ditësh nuk kanë asnjë sqarime nga të dy anët e kufirit se çfarë do të bëhet me ta. Punëtorët shqiptare tregojnë se janë gati 150-200 veta që ndodhen të bllokuar prej ditës së djeshme në kufi. Sipas tyre me punët që bëjnë prej vitesh në vendin fqinjë mbajmë familjet e tyre, ndaj dhe për këte shteti shqiptar duhet të ndërhyjë. Kemi mbetur rrugëve nuk kemi informacion se çfarë do të ndodhë, nuk japin shpjegime. Kemi në shtëpi fëmijët pa bukë, duam zgjidhje nga shteti të ndërhyjë dhe flasë me palën maqedonase.Prej shume vitesh banorë kryesisht të fshatrave te Pogradecit, Librazhdit e Prrenjasit cdo ditë gjejnë punë të ndryshme ditore në anën tjetër të kufirit. Ashtu sic ka të tjerë që jetojnë e punojnë në Maqedonin e Veriut. Drejtoria vendore e kufirit dhe migracionit edhe diten e sotme ka bërë me dije se shtetasit shqiptarë nuk lejohen të kalojmë kufirin pasi nuk plotesojnë kushtet e levizjes në Maqedonin e Veriut.
Data 11.06.2025
Aktuale
- ChatGPT përballë sfidave: Përdoruesit raportojnë gabime masive dhe vonesa shërbimi
- Toshkovski për tragjedinë në Koçan: Do të bëj çfarë të mundem si ministër, por nuk do të përfitoj nga kjo në media
- Vdekja misterioze e foshnjës 5-muajshe në Greqi, babai shqiptar lihet i lirë, por me një kusht…
- Kaos brenda klasëve, të shtënat në oborr – publikohet video nga sulmi në Graz të Austrisë
- Gjarpri hyn në Parlamentin e Bosnjës, deputetët ia mbathin
- Aktivistja Greta Thunberg denoncon “rrëmbimin” pas sekuestrimit të anijes nga Izraeli
- Si po plaket popullsia?! Elona Gjebrea: Shpopullimi nuk vjen vetëm nga emigracioni, por edhe nga bilanci negativ i lindjeve dhe vdekjeve
- Avokati i Popullit: Gjysma e burgjeve nuk kanë personel mjekësor e as psikiatër