Gratë duan të punësohen edhe pse në Entin për Punësim nuk janë të regjistruara se kërkojnë punë.
Është ky një konstatim pas përfundimit të projektit “Përfshirja e grave nga bashkësitë etnike joshumicë në tregun e punës”. Projekti që ka zgjatur për 18 muaj ka përfshirë disa aktivitete sikurse profesionale për zanate të ndryshme mësimi të gjuhëve të huaja, njohuri për shfrytëzim të masave shtetërore për vetëpunësim e të tjera. Edhe pse parimisht projekti është dashur të përfshijë 250 gra, për shkak të interesimit të madh janë përfshirë rreth 330 gra.
“Ajo që na befasoi që ishte një rezultat jo i planifikuar, por shumë i mirëseardhur, ishte se 75 gra u punësuan aty ku bënin praktikën. Një grup prej 6 grave zhvilluan biznes-plane dhe aplikuan për masat aktive për 4 mijë euro që jepen për fillimin e një biznesi”,- deklaroi Gyner Basha Nebiu nga IQF “Antiko”.
Risi në këtë projekt ka qenë edhe realizimi i punëtorive për fëmijë, ngaqë ata e kanë pasur problem kujdesin e tyre. Pas realizimit të projektit, kanë dalë edhe me rekomandime që masat shtetërore duhet të jenë sistemore, duke e edukuar shoqërinë për stereotipat gjinore që nga mosha e vogël.
“Të ketë shërbime speciale sociale, që do t’i ndihmojë gratë që fëmijët të jenë nën përkujdesen në mënyrë profesionale dhe gjithsesi duhet të punohet edhe me burrat për të eliminuar stereotipat gjinore”,– tha Gyner Basha Nebiu nga IQF “Antiko”.
Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian dhe nga Ministria e Financave të drejtuar nga Shoqata e grave “Antiko” dhe “Care” nga Gjermania. (Lumturije Hajro, TVM2)