Këshilli i qytetit të Shkupit në seancën e saj të fundit ka miratuar programin për punësime në vitin 2018-2019 i cili parashikon 133 punësime tw reja. 8 punësime do të jenë në kabinetin e kryetarit të Shkupit Petre Shilegov, njofton Aktuale.mk
Sipas vendimit të miratuar në seancën e qytetit të Shkupit janë parashikuar këto punësime
75 punësime në Qytetin e Shkupit për vitin 2018 ku prej tyre 50 zjarrfikës dhe 25 në administratën e qytetit, 41 prej të cilave duhet të jenë shqiptarë .
58 punësime në Qytetin e Shkupit për vitin 2019, 32 duhet të jenë shqiptarë.
Institucioni publik Aleksandri i Maqedonisë – Shkup prej 3 punësimeve të reja, 1 është shqiptar.
Në ndërmarrjen Parqet dhe gjelbërime për vitin 2018 janë, 63 punësime në afat kohor prej 01.04-31.12.2018 (rroga 14.015den)
Në ndërmarrjen Parqet dhe gjelbërime për vitin 2018 janë, 63 punësime në afat kohor prej 01.04-31.12.2018 (rroga 14.015den)
Në kabinetin e kryetarit të komunës është paraparë të punësohet udhëheqës në sektorin për marrëdhënie me publikun, udhëheqës në kabinetin e kryetarit, ndihmës udhëheqës në sektorin për përkrahje të kryetarit, udhëheqës në sektorin për përkrahje të kryetarit, bashkëpunëtorë i ri për organizim të punëve të kryetarit dhe bashkëpunëtorë i lartë për koordinim të aktiviteteve të kryetarit.
Këtë vit, krahas punësimeve të reja që janë planifikuar është edhe një vend për këshilltarë për çështje ndëretnike, dy përkthyes të gjuhës shqipe, një shofer i ri, pastrues, disa administrator në sektorin e arsimit si dhe të punësuar në realizimin e furnizimeve publike dhe mbrojtje të ambientit jetësorë.