Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) kujton punëdhënësit për detyrimin se duhet t’i mbrojnë punëtorët gjatë kohës së temperaturave të larta.
Nga punëdhënësit kërkohet që ta riorganizojnë orarin e punës, me qëllim që t’ju iket aktiviteteve në qiell të hapur në periudhën prej orës 11 deri 17, si dhe sigurim të pushimit dhe lëngjeve të mjaftueshme.
Gjithashtu, rekomandohet që mos mbahen aktivitete sportive në qiell të hapur në periudhën prej orës 11 deri 17, veçanërisht rekomandohet që institucionet arsimore për përkujdesjen e fëmijëve të mos i nxjerrin fëmijët jashtë dhe të mos praktikojnë aktivitete fizike në periudhën e njëjtë.