Bujqve ukrainas iu ka dalë fort punë me traktorët e tyre përsëri pasi rusët në betejë po braktisin pajisje luftarake të ndryshme, transmeton Gazeta Metro.
Sipas mediave ukrainase vetëm sot kanë kapur plaçkë lufte plot. Sipas raporteve janë 5 tanke ruse T-80 që janë zënë.
Në veri të Kiev, në qytetin Irpin ku zhvillohet betejë e ashpër tash e 19 ditë, njësit ukrainas është fotografuar me një autoblindë ruse BPM.
Një tjetër xhirim nga fronti zbulon si një traktorist po tërhiqte një raketahedhës rus GRAD, të zënë pas beteje./gazetametro.net