Nga java e ardhshme në barakën numër 16 në Qytetin e Shkupit do të
punohet në dy turne, prej orës 7:30 deri në orën 19:30. Gjatë punës do të ketë dy pushime, prej orës 11:30 deri në orën 12 dhe prej orës 14:30 deri në orën 15.
Këtë në konferencën e sotme për shtyp e kumtoi kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
Qytetarët në barakën 16 do të mund ta rregullojnë tatimin e qarkullimit, trashëgiminë dhe dhuratat, tatimin e pronës dhe taksën komunale të firmave.
“Jemi duke punuar në mënyrë intensive në përgatitjen e një sistemi real me një sportel në të cilat qytetarët do të munden ato aktivitete të cilat lidhen edhe me administratën e qytetit t’i kryejnë edhe në sportelet e pushtetit qendror edhe në komunat e Shkupit me qëllim që shërbimet të cilat i jep Qyteti i Shkupit të jenë transparente, të thjeshta dhe në dispozicion për çdo bashkëqytetarin tonë”, tha Shilegov. Shtoi se ky është një prej premtimeve tona zgjedhore.
Ai potencoi se ky është fillimi i punës së administratës së re të qytetit. Paralajmëroi se së shpejti do të prezantohen aktivitete të cilat i ndërmarrin me qëllim që të përmirësohet shërbimi dhe transparenca e
Qytetit të Shkupit.
Data 05.03.2025
Aktuale
- “Gjëja më e shpifur që kam parë”, Gjesti kritikohet pas situatës me nishanin e Eglit
- “Me Laertin një herë kam pirë kafe”, “Me Laeartin jam takuar dy herë”, “Kemi punuar një muaj bashkë” – produksioni demanton Rozanën me tri deklarata të ndryshme
- Binance lanson “Traders Boot Camp” me një fond shpërblimi prej 1 milion dollarësh
- Omeragiç në Sarajevë takon presidentin e UEFA-s, Aleksandar Ceferin në një takim regjional
- Izet Mexhiti: Nuk shkova në Budapest për shkak të gripit
- Gashi: Nga 1 prilli, kalimi Kosovë-Maqedoni e Veriut do të bëhet pa ndalesë të dyfishtë
- Avokati Sefa: SPAK-ut i lind e drejta të përgjojë! Ka dyshime se në Gjykatë Kushtetuese ka pasur tentativë nga grupet kriminale…
- Takim me përfaqësuesit e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane