Ashtu siç ishte premtuar, nga sot fillon masa e punës me dy ndërrime në institucionet kyqe. Në përputhshmëri me vendimin e Qeverisë së udhëhequr nga LSDM, Drejtoria e të ardhurave publike, Drejtoria e doganave, çerdhet, Drejtoria e librave amë, shërbimet për dhënien e letërnjoftimeve dhe pasaportave në MPB dhe në departamentet e mbrojtjes në rajone të qyteteve dhe komunave në Ministrinë e mbrojtjes nga sot do të punojnë me dy ndërrime, gjegjësisht deri në ora 21:30.
Kjo masë e Qeverisë së udhëhequr nga LSDM po ju paraprinë nevojave të qytetarëve, ndërsa institucionet bëhen servis i vërtetë i qytetarëve. Puna me dy ndërrime në çerdhet dhe institucionet kyqe shtetërore ju paraprinë nevojave bashkëkohore të qytetarëve. Kjo do të thotë se qytetarët tashmë nuk do kenë nevojnë ta shfrytëzojnë pauzën e drekës ose të marrin ditë të lirë që të kryejnë ndonjë obligim administrativ. Prindërit nuk të kenë kohë rigorozisht të caktuar kur ti dërgojnë apo ti marrin fëmijët nga çerdhet me çka do t’u lehtësohet përmbushja e obligimeve ditore ndërsa për fëmijët do të sigurohet kujdesi i duhur.
Puna me dy ndërrime në institucionet kyqe e vendos qytetarin në vëmendjen e institucioneve shtetërore. Kjo masë e ndryshon qasjen e institucioneve ndaj qytetarëve dhe vërteton se institucionet ekzistojnë për qytetarët, jo e kundërta.

