Para disa ditë është arrestuar polici Millan Rebrenoviq, ish truproje e Nikolla Gruevskit. Rabrenoviq, bashkë me dy persona tjerë kanë reketuar një shkupjan.
Prej tij, për një hua që ia kanë dhënë prej 63.500 eurove në vitin 2004, në vitin 2019 i kanë kërkuar 440 mijë euro, shkruan “Frontline”.
Më pas ia kanë kërkuar edhe 560 mijë euro, të cilat është dashur tua japë deri më datë 30.6.2022 година. Gjatë pranim dorëzimit të parave, të tre janë arrestuar.
Ndërkohë është publikuar edhe video nga arrestimi i tre “kamataxhinjëve”, ku janë edhe dokumentet e tyre personale. Edhe pse dokumentet janë të “mjegulluara”, disa lexues shkruajnë se me përdorim të programeve të vecanta ato mund të pastrohen dhe të zbulohet identiteti i personave në fjalë.