Eshtë publikuar thirrja publike për zgjedhjen e “Shkencëtarit më të mirë të ri” për vitin 2018, mirënjohje që jepet tashmë nëntë vite me radhë nga ana presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjeroge Ivanov, kumtoi kabineti i tij.
Thirrja publike për “Shkencëtarin më të mirë të ri”për vitin 2018 është e hapur deri më 31 dhjetor për të gjithë personat e rinj të cilët deri në fund të vitit 2018 mbushin 30 vjet, ndërsa të cilët në punën e tyre të deritanishme shkencore kanë arritur rezultatet të rëndësishme shkencore.
Kusht për konkurrimin e të interesuarve është që të kenë marrë ndonjë çmim ose mirënjohje për punën hulumtuese shkencore, të kenë publikuar rezultate nga puna e tyre hulumtuese shkencore dhe zbatim i rezultateve nga hulumtimi shkencor për vitin 2018.
Aplikimi për pjesëmarrje në thirrjen publike duhet të përmbajë biografi, projekte të realizuara në vitin 2018 me të cilat konkurrohet (në një shembull të shtypur dhe një shembull elektronik -CD) dhe vërtetim për shtetësinë e Republikës së Maqedonisë. Të interesuarit dokumentet e tyre duhet t’i dorëzojnë deri te Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë më së voni deri më 31.12.2018.
Ndarja e mirënjohjes “Shkencëtari më i mirë i ri”, me iniciativë të presidentit Ivanov, ka për qëllim ta inkurajojë zhvillimin dhe t’i stimulojë investimet në shkencë, t’i mbështesë institucionet shkencore dhe kuadrin e ri shkencor, por edhe t’i shpërblejë arritjet e larta shkencore.