Arrestimi i kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj shkaktoi bujë të madhe dhe shumë reagime nga politikanë, por jo vetëm.
Qindra qytetarë protestuan në forma të ndryshme, ndërsa ditën e sotme në Prishtinë shqiptarët sfiduan të ftohtin siberian dhe borën në kryeqytet duke kërkuar lirimin e Haradinajt në një protestë përpara Ambasadës Franceze në Kosovë, nën moton “Ramush Haradinaj është Kosova”.
Teksa të gjithë shqiptarët janë mërzitur për ndalimin e ish-komandantit të UÇK-së, është një shqiptar që në fakt është gëzuar disi. Sigurisht, jo për arrestimin e tij, por për faktin se ka pasur kënaqësinë të qëndrojë në të njëjtën qeli me Haradinajn.
Jo vetëm kaq, por shqiptari i dënuar në Francë, ka shfrytëzuar rastin për të bërë një foto me ish-kryeministrin e Kosovës. Në foto, duket Haradinaj i qetë dhe i qeshur, teksa shtrëngon dorën me shqiptarin tjetër të dënuar, me të cilin është shok qelie. Djali e ka nisur foton në redaksinë e JOQ, ku shkruan: Live, në Colmar të Francës. Ju përshëndesim./JOQ/