Ministria e Arsimit dhe Shkencës e publikoi Konkursin për regjistrimin e nxënësve në vitin e parë të shkollave të mesme publike për vitin akademik 2025/2026.
Regjistrimi i nxënësve do të bëhet përmes aplikimit elektronik, përmes linkut në portalin për shërbime elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës https://e-uslugi.mon.gov.mk me paraqitje speciale për nxënësit e shkollave të mesme përmes llogarive të tyre të përdoruesve të Schools.mk.
Do të ketë dy aplikime në periudhën e regjistrimit në qershor dhe një në gusht.
*Paraqitja e parë elektronike e nxënësve do të bëhet prej orës 00:00 të datës 14 qershor deri ora 23:59 të datës 17 qershor 2025. Dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla është me datë 18 qershor 2025 nga ora 08:00 deri ora 19:00 si dhe 19 qershor 2025 prej ora 08:00 deri në orën 17:00, ndërsa rënditja përfundimtare me rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira,secila shkollë e publikon më 20 qershor 2025, më së voni deri në ora 12:00, në vend publik në shkollë dhe/ose në ueb faqen e shkollës.
*Paraqitja e dytë elektronike e nxënësve do të bëhet prej më 30 qershor 2025 prej ora 00:00 deri në ora 23:59, ndërsa dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla është më 1 korrik 2025 prej ora 10.00 deri
në ora 19:00
Aplikimi në afatin e gushtit, sipas konkursit të publikuar do të kryhet më 121 gusht 2025.
Në konkursin e publikuar janë theksuar kushtet për regjistrimin e nxënësve në vitin e parë, numri minimal i pikëve të kërkuara për regjistrim, dokumentacioni i nevojshëm që nxënësit do t’u duhet të dorëzojnë në shkollën e mesme të përzgjedhur pas regjistrimit elektronik të suksesshëm, si dhe udhëzimet për zbatimin e konkursit.