Publikimi i konkursit për projektet e financuara për persona juridik të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilat mbështeten nga programi Evropa Kreative (2014-2020)- Nën programi Kultura
Ministria e Kulturës në ueb-faqen e saj ka publikuar konkursin për pjesëmarrje në financimin e projekteve të personave juridik nga Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilat mbështeten nga programi Evropës Kreative (2014-2020)- Nën programi Kultura.
Në konkurs është deklaruar se Ministria e Kulturës do të merr pjesë në financimin e projekteve për personat juridik të Republikës së Maqedonisë të kyçura si partner të projektit (bartës ose bashkorganizator) në projektet e miratuara të programit “Evropa Kreative – nën programi Kultura” , pastaj projekte bashkëpunuese në një shkallë më të vogël ;projekte bashkëpunuese në një shkallë më të madhe; projekte lidhur me vitin Evropian të trashëgimisë kulturore t ë vitit 2018; përkthime të literaturës; platforma Evropiane.
Të drejtë për pjesëmarrje në konkurs kanë personat juridik : institucionet nga fusha e kulturës (nacionale, lokale ose private), shoqata,lidhje, asociacione , shoqëri tregtare, tregtarë individual dhe të ngjashëm, të regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga veprimtaria e fushës së kulturës, të cilët janë partnerë të projektit , qoftë si bartës ose si bashkorganizator, në projekte që tashmë janë të miratuar a dhe janë në progres të vitit 2019 nga programi “Evropa Kreative- nën programi Kultura” . Personat juridik që janë të miratuar nga Ministria e Kulturës për realizimin e projekteve nga programi Evropa Kreative- nën programi Kultura në periudhën e kaluar, duhet ti kenë të përmbushura të gjitha obligimet në pajtim me kontratën e nënshkruar me Ministrin e Kulturës.
Kriter bazë kanë personat Juridik nga Republika e Maqedonisë së Veriut të jenë partnerë projekti (bartës ose bashkorganizator ) në projektet e miratuara në programin “Evropa Kreative- nën programi Kultura” . Konkursi për projektin të cilët aktivitete do të realizohen në vitin 2019, fillon nga 15 Mars dhe zgjatë deri 15 Prill viti 2019. Afati për vendosjen e kërkesave të arritura dhe shpalljen e rezultateve është 15 Maj viti 2019.
Më shumë informata për konkursin , të gjithë aplikuesit e interesuar mund ti gjejnë ne ueb-faqen e Ministrisë së Kulturës (https://kultura.gov.mk/sq/konkurs-per-pjesemarrje-ne-financimin-e-projekteve-te-personave-juridik-nga-republika-e-maqedonise-se-veriut-te-cilat-jane-te-mbeshtetura-nga-programi-i-evropes-kreative-2014-2020-nenprogrami-kultu/).
Me respekt,
Ministria e Kulturës