Përveç personaliteteve me peshë të madhe nga Maqedonia, dhe Kosova, vijojnë reagimet në mbështetje të shtëpisë botuese “Logos-A” edhe nga Shqipëria. I fundit i cili ka folur mbi peshën e kësaj çerdhe të diturisë, është edhe publicisti i njohur nga Shqipëria, Roald Hysa.
Sipas tij Logosi është një vlerë e madhe jo vetëm për Shkupin, por edhe për Tiranën, Prishtinën e kudo ku jetojnë shqiptarë, dhe se sulmet shtetërore ndaj Logosit në mënyrë literale janë edhe sulme ndaj fjalës së lirë.
“Logos A është një nga shtëpitë botuese më të hershme shqiptare të pasdemokracisë së viteve 1990, e cila na ka ardhur në ndihmë me botimet e saj të para për të zgjeruar jo thjesht bibliotekën tonë personale. Logosi na zgjeroi hapësirën e vështrimit tonë për botën, e cila na ishte cunguar të gjithë neve shqiptarëve nga regjimet komuniste, të cilat censuronin me zell dhe me fanatizëm fjalën e lirë. Botimet e ndryshme të Logosit qysh në hapat e para sollën një rreze drite për të na ndriçuar rrugëtimin tonë të përditshëm drejt dijes. Logosi është një vlerë e madhe jo vetëm për Shkupin, por edhe për Tiranën, Prishtinën e kudo ku jetojnë shqiptarë. Sulmet shtetërore ndaj Logosit në mënyrë literale janë edhe sulme ndaj fjalës së lirë. E shkuara komuniste nuk mund të diktojë jetën demokratike vendore, prandaj e shohim si shumë serioze dhe dëmtuese të proceseve demokratike në Republikën e Maqedonisë sulmet arbitrare ndaj këtij institucioni botues, i cili është një kontribut i vyer jo vetëm i shqiptarëve të Maqedonisë, por edhe i të gjithë elitës intelektuale nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët në një mënyrë apo tjetër kanë dhënë kontributin e tyre mendor dhe shpirtëror në këtë institucion. Sulmi ndaj fjalës së lirë paraqet rrezikun më të madh dhe dëmin më konkret që mund t’i bëhet demokracisë. Ne jemi në mbështetje të plotë ndaj Logosit dhe drejtuesve të vet”,kështu u shpreh Roald Hysa nga