08 May
Prokuroria Themelore Publike (PTHP) – Shkup, sot ka ngritur Propozim akuzë për nëntë persona pjesëmarrës në trazirat e 27 prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Të dyshuarit akuzohen se kanë kryer vepër penale pjesëmarrje në turmë që pengon personin zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare nga neni 384 alineja 1 nga Kodi penal.
Për dy persona për të cilët është ngritur Propozim akuzë, Prokurori përkatës ka propozuar vazhdimin e masës së paraburgimit.
Për një person i cili deri më tani ishte në paraburgim, prokurori publik i cili merret me lëndën ka vlerësuar se ka hapësirë për zbutjen e masës paraprake dhe ka sjell vendim për ndërrimin e masës së paraburgimit me arrest shtëpiak.

