Prokuroja speciale, Lençe Ristovska, ka deklaruar se ekzistojnë disa variante të cilat po shqyrtohen sa u përket materialeve të cilat nuk arrijnë të zgjidhen deri në përfundimin e afatit të punës së Prokurorisë Speciale.
“Kemi disa variante që po i shqyrtojmë por ende nuk kemi një vendim përfundimtar si institucion. Mundem të them se ato materiale nuk do të përfundojnë në fundin e një dollapi, qytetarët do e marrin vesh se çfarë përmbajte kanë ato – tha prokurorja Lençe Ristovska në emisionin “Top Tema” në televizionin Telma. Kjo mund të interpretohet si paralajmërim se PSP do të publikojë përmbajtjet e bisedave të përgjuara. Zyrtarisht PSP posedon mbi 600 mijë bomba, të cilat i dorëzoi aty kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, transmeton Gazeta Lajm.
Përndryshe Prokuroria Speciale Publike nuk do ketë të drejtë të ngrejë padi pas 30 qershorit të vitit 2017.