Prokuroria Speciale Publike ka publikuar sot raportin e tretë për aktivitetet e kësaj prokurorie, raporton SHENJA.
Nga kjo prokurori thonë se në kuadër të raportit të tretë, në periudhën prej 15 shtatorit të vitit 2016 deri më 15 mars të këtij viti zhvillohen hetime kundër 50 personave. Ndërsa, numri i përgjithshëm i personave, kundër të cilëve zhvillohen procedura hetimore nga themelimin i kësaj prokurorie është 112. Në raport thuhet se, edhe përkundër asaj që Kushtetuta garanton liritë themelore dhe të drejtat e njeriut, me përgjimet e paligjshme të mijëra personave në vend në periudhën prej vitit 2008 deri më 2015, as nuk u është respektuar privatësia e personave dhe jeta familjare, as nuk ka qenë e garantuar fshefja e komunikimeve. Në raport po ashtu theksohet se Prokuroria Speciale ka vërtetuar se jo vetëm që është cenuar privatësia e një numri të madh të qytetarëve, por ka pasur edhe keqpërdorime nga ana e personave zyrtarë me pronën e Maqedonisë.
Raportin e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU

