Psp po publikon biseda të përgjuara lidhur me manipulimet zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Çair. Biseda e parë që u publikua në rastin Titanik 3, raporton SHENJA, ishte përdorur edhe në rastin Titanik 2 ku është i akuzuar Menduh Thaçi i cili bisedon në telefon me ish anëtarin e KSHZ së Bedredin Ibraimi, të cilit i jep instruksione për të votuar pro prishjes së një vendvotimi në Strumicës. Në bisedë, Thaçi i thotë Bedredin “Prishe Bedredin. Se jemi marrë vesh për Çairin”. Por avokatët reaguan ashpër duke thënë se kjo bisedë nuk dëshmon asgjë dhe se protagonistët në të nuk janë të akuzuarit Alimi dhe Gurri, prandaj edhe nuk mund të shfrytëzohet si provë kundër tyre. Avokati i Ismet Gurrit madje kontestoi edhe kompetencat e PSP së për të vepruar në këtë rast, gjë që është harxhuar dhe analizuar gjatë vlerësimit të aktakuzës. Ai kërkonte edhe detaje se për cilat zgjedhje bëhet fjalë në bisedë. Avokati Elenko Millanov vazhdimisht kundërshtonte diçka në procedurë dhe kjo e acaroi gjykatësen e cila i dha një paralajmërim para se ta dënonte pasi tha se po e pengon procedurën qëllimisht me nene të gabuara ligjore edhe pse është një avokat me reputacion i cili i njeh mirë ligjet. Gjykatësja e paralajmeroi që të mos vazhdojë më këtë qasje pasi nuk do ti lejohet. Gjykimi i sotëm do të vazhdojë deri në orën 13:00 me kërkesë të të akuzuarit Ejup Alimi i cili tha se duhet të shkojë në Bruksel në 29 vjetorin e Forumit Krans Montana. Të akuzuar në këtë rast janë koordinatori i BDI-së në Parlament, Ejup Alimi dhe ish Sekretari i Komisionit komunal zgjedhor në Çair, Ismet Gurri. Të dy akuzohen se kanë manipuluar rezultatet zgjedhore në favor të kandidatit të BDI së në zgjedhjet lokale të vitit 2013.
Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/
Data 26.10.2026
Aktuale
- 17 vjeçari me moped goditet nga një veturë, përveç lëndimeve mori edhe kallëzim penal
- Në pranga 55 vjeçari, sulmoi me thikë dhe kërcënoi bashkëjetuesen
- I riu nga Gradeci rrëzohet me një mjet katërrotësh, përfundon me lëndime në spital
- Kërkesa për drejtësi: Letra e Arlinda Zekajt trondit Gjykatën e Pejës
- Edi Rama, nga artisti që u rrah për fjalën e lirë, te kryeministri që rreh për të mbajtur me çdo kusht kolltukun
- Në tre ditët e fundit janë regjistruar 2.720 shkelje të rregullave të trafikut në Maqedoni, ndalohen 67 persona
- AUV-ja konfiskoi dhe shkatërroi 470 kilogramë produkte mishi në një komorë të paregjistruar
- Vjedhje në Tetovë, zhduket një Range Rover me targa zvicerane


