Psp po publikon biseda të përgjuara lidhur me manipulimet zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Çair. Biseda e parë që u publikua në rastin Titanik 3, raporton SHENJA, ishte përdorur edhe në rastin Titanik 2 ku është i akuzuar Menduh Thaçi i cili bisedon në telefon me ish anëtarin e KSHZ së Bedredin Ibraimi, të cilit i jep instruksione për të votuar pro prishjes së një vendvotimi në Strumicës. Në bisedë, Thaçi i thotë Bedredin “Prishe Bedredin. Se jemi marrë vesh për Çairin”. Por avokatët reaguan ashpër duke thënë se kjo bisedë nuk dëshmon asgjë dhe se protagonistët në të nuk janë të akuzuarit Alimi dhe Gurri, prandaj edhe nuk mund të shfrytëzohet si provë kundër tyre. Avokati i Ismet Gurrit madje kontestoi edhe kompetencat e PSP së për të vepruar në këtë rast, gjë që është harxhuar dhe analizuar gjatë vlerësimit të aktakuzës. Ai kërkonte edhe detaje se për cilat zgjedhje bëhet fjalë në bisedë. Avokati Elenko Millanov vazhdimisht kundërshtonte diçka në procedurë dhe kjo e acaroi gjykatësen e cila i dha një paralajmërim para se ta dënonte pasi tha se po e pengon procedurën qëllimisht me nene të gabuara ligjore edhe pse është një avokat me reputacion i cili i njeh mirë ligjet. Gjykatësja e paralajmeroi që të mos vazhdojë më këtë qasje pasi nuk do ti lejohet. Gjykimi i sotëm do të vazhdojë deri në orën 13:00 me kërkesë të të akuzuarit Ejup Alimi i cili tha se duhet të shkojë në Bruksel në 29 vjetorin e Forumit Krans Montana. Të akuzuar në këtë rast janë koordinatori i BDI-së në Parlament, Ejup Alimi dhe ish Sekretari i Komisionit komunal zgjedhor në Çair, Ismet Gurri. Të dy akuzohen se kanë manipuluar rezultatet zgjedhore në favor të kandidatit të BDI së në zgjedhjet lokale të vitit 2013.
Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/
Data 10.09.2025
Aktuale
- SHBA-ja e nxjerr në shitje superjahtin e konfiskuar rus
- Bujar Osmani: Pas njëzet vitesh shkatërrim të komunës, tani kërkon edhe katër!
- Gjermania humbet vendin e parë – madje nuk është as e dyta – si vendi i BE-së me më shumë kërkesa për azil
- Në Kozhle të Novi Pazarit sot zhvillohen inspektime për një varr masiv
- Polonia rrëzon dronë rusë që shkelën hapësirën ajrore
- Sedat Bislimi: Mjaft më me helm nga Drislla, me VLEN fillon zgjidhja për Studeniçanin
- Ramadani nga AKI sonte u takua me banorët e fshatit Krushopek – në fokus projektet jetike për zhvillimin e komunës së Sarajit
- Bujar Osmani: Dy kopshte të reja në Çair, kemi planin dhe lokacionet gati