Sot, Gjykata Penale e dënoi Tomislav Lazarov, me një dënim gjashtëmujor dhe disa nga të pandehurit u gjykuan veçmas për fajësinë. Prokurorja Fatime Fetai vuri në dukje se për 13 të pandehurit e tjerë, pa përjashtimi pret dënimin e merituar, përcjell Almakos.
“Për këtë krim parashikohet dënim me burg prej gjashtë muaj deri në pesë vjet, prandaj është e pranueshme për këtë të pandehur të marrë një dënim me kusht, sepse ai e pranoi fajin në seancën e parë. Poqese faji do ishte pranuar pas pas paraqitjes së provave, atëherë me siguri nuk do të dënohej me kusht – tha prokurorja Fetai.
Përndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale Publike, Llazarov, i akuzuar për dhunë, bashkë me persona të tjerë, ka nxitur dhe ka organizuar disa anëtarë të VMRO-DPMNE për protestë kundër rrënimit të kishës “Shën Konstandini dhe Elena” e cila ishte në fazën e ndërtimit në bulevardin “Maqedonia”.
Kujtojmë që për rastin “Shuplakat e porositura” në Qendër, ish kryetari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së për Qendër, Tomislav Llazarov, në seancën paraprake tha se ndjen keqardhje për veprën e bërë. Nga ana tjetër Mile Janakievski tha se “nuk ka bërë asgjë dhe nuk ndjehet fajtorë”. Poashtu edhe deputetja Daniela Rangellova u shpreh se është e pafajshme. Edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski u shpreh se nuk ndihet fajtorë./Almakos

