Marrja e lëndës gjyqësore për “Lagjen e Trimave” nga ana e Prokurorisë Speciale Publike nuk dihet se kur do të ndodhë. Nuk dihet as fati i rasteve të montuara, si Sopoti dhe Monstra. Në prononcimin për gazetën KOHA, nga Prokuroria Speciale Publike(PSP) arsyetohen se nuk mund t’i procedojnë këto raste pa u bërë ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve. Për dallim nga këto lëndë, drejtuesit e Prokurorisë speciale deri më tani kanë hapur një sërë procedurash hetimore kundër ish krerëve të lartë shtetëror, respektivisht nga puna e deritanishme ato kanë ngritur edhe akuzat e para kundër ish kryeministrit Nikolla Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij më të afërt. “Ne jemi të vetëdijshëm për interesin e lartë të opinionit që ka për rastet e cekura. Megjithatë, më duhet të potencoj se nuk ka asnjë risi në këtë drejtim, në veçanti për rastin e Lagjes së Trimave. Njëherit theksojmë se ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve, janë thelbësore për punën tonë të mëtejme”.
Data 24.03.2026
Aktuale
- Albin Kurti sot feston ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vite mbushi
- Nis procesi i intervistimit për Drejtorin e ri të Policisë së Shtetit! Emrat e të gjithë kandidatëve që garojnë për postin
- Arrestohet në Tiranë një 50-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, i dënuar për trafik lëndësh narkotike
- Nis kontrolli i pikave të karburantit për respektimin e uljes së TVSH-së
- Kadriu: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta, ndërsa e konteston pushteti!
- FSSH: Spitalet duhet të kontrollojnë rezervat e heliumit, mund të ketë ndërprerje të furnizimit
- Aliu: Me prokurimin publik tre vjeçar do të ulen çmimet e terapive për sëmundjet e rralla
- Trençevska: Masa e Qeverisë për karburantet është e vonuar, nevojiten masa shtesë

