Nga Prokuroria Speciale Publike, kanë bërë të ditur se nesër me fillim në ora 12:00 do të ketë konferencë për shtyp, ku pritet të shpalosen dyshimet të reja në lidhje me krimin dhe korrupsionin që buron nga bisedat e përgjuara, njofton SHENJA.
Në njoftimin e Speciale, nuk specifikohet se për çfarë saktësisht bëhet fjalë. Deri më tani, PSP ka hapur një numër të madh të lëndëve ku mes tjerash, të dyshuar për vepra të ndryshme penale janë Nikolla Gruevski, Mile Janakievski, Sead Koçan e të tjerë. /SHENJA/

