Prokuroria Speciale ka njoftuar se sot në ora 12:00 do të mbajë një konferencë për shtyp. Media të afërta me partinë e Gruevskit, shkruajnë se gjatë kësaj konference për shtyp, do të hapet një rast i ri ku besohet të jetë i përfshirë edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski.
Gjithnjë sipas këtyre medieve, kjo bëhet me qëllim që të tërhiqet vëmendja nga protestat të cilat zhvillohen kundër koalicionimit të mundshëm LSDM-BDI. /SHENJA/

