Prokuroria Speciale Publike ka parashtruar 20 ankesa për vendimet e këshillave penal me të cilat u refuzuan kërkesat për paraburgim ose masat për përkujdesje.
Sic informuan nga PSP, ata ankohen për mos caktimin e masës së paraburgimit për të akuzuarit në rastet “TNT”, “Treqind”, “Tenderët”, “Trajektorja”, “Total” dhe “Titanik 3” me të cilat, në vend që të caktohet paraburgim për të akuzuarit, në mesin e tyre për ish zv/kryeministrin Vlladimir Peshevski, ish ministren e Kulturës Kançevska Milevska, kryetarin e komunës së Gazi Babës Toni Trajkovski, gazetarin Dragan Pavlloviq Llatas, Këshilli Penal ua morri vetëm pasaportat.
PSP është ankuar edhe për mos pranimin e masave të cilat i ka kërkuar për të akuzuarit në “Fortesa” dhe “Target” gjegjësisht për refuzimin e plotë të masave të propozuara për “Titanik 2”.
Pritet që gjatë ditës të ankohen vendimet edhe për lëndët “Fortesa” dhe “Target”.
Ankesa për “Titanikun” dhe refuzimin për paracaktimin e masës së paraburgimit për kreun e VMRO-DPMNE-së me siguri do të dorëzohet nesër.
Ankesat PSP i dorëzon deri tek Gjykata e Apelit e cila ka dy ditë nga momenti i pranimit të sjell vendim. /SHENJA/

