Prokurorja Speciale Publike, Katica Janeva sot kërkoi të parashtrohen vendime adekuate me qëllim që PSP pas skadimit të mandatit në vitin 2020 të
funksionojë në suaza të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë për të ndjekur korrupsionin e profilit të lartë.
“Mandati ligjor i PSP-së nuk ka skaduar dhe prandaj jemi të bindur se do të ndërmerren masa për implementimin e Strategjisë për reforma në sektorin e jurisprudencës miratuar nga Qeveria e RM-së dhe kjo Prokurori do të veprojë në pajtim me afatet e parapara me Ligjin për procedurë penale dhe
Kodin penal, që është në funksion të realizimit të misionit për çka është formuar kjo Prokurori”, theksoi Janeva në konferencën e sotme për shtyp.
Paralajmëroi se nëse institucionet kompetente në suaza të kohëzgjatjes së mandatit të PSP-së gjejnë mënyra për mënyrën në të cilën kjo Prokurori do të mund të parashtrohej aktakuzë në gjykatat, paralajmëroi se prokurorët do të parashtrojnë edhe aktakuza të tjera dhe janë të gatshëm t’i përfaqësojnë para gjykatave në pajtim me kompetencën e tyre ligjore. Janeva e përshëndeti vendimin e Gjykatës së Apelit bisedat e përgjuara të përdoren si dëshmi në procedurat gjyqësore. Informoi se nga Prokuroria Publike e Shkupit dhe nga Prokuroria Themelore Publike për krim të
organizuar dhe korrupsion Shkup, PSP i ka marrë lëndët “Shkupi 2014”, “AKTOR” dhe “Kosmos”. PSP, siç paralajmëroi, po përgatitë Rregullore dhe akte të tjera për formim të qendrës hetimore e cila, siç tha, në tërë periudhën e kaluar në mënyrë joformale ekziston dhe funksionon me sukses në këtë
Prokurori, ndërsa në të njëjtën kohë po përgatitet edhe Rregullore dhe procedurë për zbatim të ndryshimeve të Ligjit për dëshmitarë të mbrojtur i cili tashmë ndodhet në procedurë kuvendore. Prokuroria speciale publike merr pjesë në mënyrë aktive në grupin e punës të formuar nga Ministria e
Drejtësisë për reforma në sektorin juridik, me qëllim të krijimit të një jurisprudence të pavarur dhe efikase.