Seancë maratonë me 1.560 dëshmi, duke përfshirë edhe tre biseda telefonike që ofroi Specialja në seancën e sotme kundër Sead Koçanit dhe të pandehurit tjerë në rastin “Trust”… Për shkak të kësaj, nuk kishte kohë që të merret në pyetje dëshmitari, udhëheqësi i “Sileks nemetali”, Vasil Ristovski.
Njëra nga bisedat e përgjuara telefonike është bërë publike dhe ajo është mes ish kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ish-drejtorit të ELEM-it Vllatko Çingovski.
Dy të tjerat nuk janë dëgjuar në publik, ndërsa në to zhvillohet bisedë mes Çingovskit dhe ish sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Kiril Bozhinovskit. Në pyetjen e gazetarëve nëse Gruevski do të paraqitet si dëshmitar, sepse është në njërën nga bombat, prokurori special Bubevski tha se vetë zëri i tij do të jetë dëshmi për rastin.
“Në lidhje me këto prova për të cilët konsiderojmë se për shkak të ekonomisë së procedurës dhe për shpenzime më të vogla për të njëjtën, sepse bëhet fjalë për dëshmi që nuk janë në gjuhën maqedonase, në fakt të njëjtat dëshmi tregojnë për prova konkrete, konsideruam se nuk ka nevojë për kryerjen e këtyre provave dhe deshëm t’i tërheqim që të mos bëjmë shpenzime në procedurë”, deklaroi prokurori special Gabriel Bubevski.
Në rastin “Trust” Prokuroria Speciale dyshon se përmes prezantimit të të dhënave të pasakta është fituar tender për gërmimin e qymyrit në REK Bitola me vlerë prej 17 milionë euro.