PSP nuk ka të drejtë të ankesës ndaj vendimi të Gjykatës Penale e cila refuzoi të ngrijë llogarinë e “shtëpisë e bardhë” të VMRO-DPMNE-së. Ekipi i Janevës në rastin “Talir”, për financimin e paligjshëm të partisë së Gruevskit në Gjykatë dorëzoi 12 kërkesa për ngrirjen e mbi 30 patundshmërive të partisë. Ekspertët juridikë që i konsultoi Alsat M shpjegojnë se vendimi i Gjykatës Penale është i pritshëm, sërish Gjykata e bllokon hetimin që duhet të zbulojë larje të mundshme parash nga persona në krye të VMRO-DPMNE-së.
Nëse i shohim lëndët, nuk mund e të mos i krahasojmë “Çekanin” dhe “Fallangën” dhe lëndët tjera, ku prona private e atyre personave u konfiskua. Mos të flas për kompani për të cilat ka hetime, prona e të cilave menjëherë u konfiskua – deklaroi avokati Zvnko Davidoviq.
Gjykata Penale në interval kohor prej vetëm dy javëve me kërkesën për ngrirjen e pronës nga PSP, miratoi dy vendime të ndryshme. Për rastin “Trust”, Gjykata e ngriu llogarinë e kompanisë “Transmet” në pronësi të Sead Koçan, ndërsa për rastin “Talir”, ku për larje parash, i dyshuari i parë është lideri i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski, Gjykata Penale vendosi se nuk ka bazë për ngrirje të selisë së partisë.
Nuk mund të kërkoni logjikë në vendimet ligjore të Gjykatës Themelore 1. Shihet dhe vlerësohet se ekziston një interes i huaj i dikujt si dhe një direktivë e huaj – tha Davidoviq.
Në rastin “Talir” janë të dyshuar 14 persona për larje eventuale parash dhe financim jolegal të VMRO-DPMNE-së. Përveç liderit të partisë, dyshohen edhe drejtori i Qendrës për Komunikime, Ivo Kotevski dhe Ilija Dimovski, si dhe sekretarët e përgjithshëm Kirill Bozhinovski dhe Emill Dimitriev. VMRO-DPMNE i demantoi të gjitha akuzat e Speciales, dhe akuzuan se ky institucion udhëheq fushatë kundër tyre dhe theksuan se selia e re e partisë është ndërtuar në mënyrë ligjore dhe transparente.
Bojan Stojanovski

