Prokuroria Speciale u është kundërpërgjigjur ankesave të Gjykatës Supreme , ku kjo e fundit tha se PSP-ja nuk u ka dhënë informata për një rast, shkruan SHENJA.
Nga PSP-ja thonë se informata ka të bëjë me një kërkesë për ndërrimin e një gjykatësi të Supremes, dhe se informata që Vangellovski e ka kërkuar mund ta sigurojë nga deklarata e gjykatësit kontestues. Prandaj, Specialja nuk do të përgjigjet në mënyrë që të mos ndikojë në epilogun e procesit. Prokuroria e Kativa Janevës kërkoi që kjo mënyrë e veprimit të shpejtë në procedura urgjente, të zbatohet edhe në rastet e iniciuara prej institucionit të sajë. /SHENJA/