15 March
Prokuroria Speciale Publike publikoi raportin e punës së saj gjashtë mujore. Sipas këtij raporti deri më tani janë analizuar 45% e bisedave të përgjuara. Nga 15 shtatori 2016 deri 15 mars 2017, PSP ka iniciuar hetime ndaj 50 personave si të dyshuar për vepra penale. Brenda kësaj periudhe PSP ka hapur 12 raste të reja. Në raportin e PSP thuhet se edhe gjatë kësaj periudhe specialja ka hasur në vështirësi gjatë bashkëpunimit me institucionet vendase. Në konstatimet e raportit të PSP thuhet se ekipi i Janevas pret bashkëpunim dhe normalizim të punës me institucionet. Raporti i PSP është dorëzuar edhe në Këshillin e Prokurorve Publik dhe në Kuvend.
Alsat-M