Gjatë konferencës së sotme për shtyp të Prokurorisë Speciale Publike, u fol edhe për rastin “Sopoti”.
Më herët është përvjedhur një gabim i paqëllimshëm në një informacion tonin, se PSP ka hapur rast për Sopotin. Burime pranë PSP-së sqarojnë se nuk është hapur rast për Sopotin, sepse atë nuk e jep Prokuroria Themelore Publike, e cila poashtu nuk ia jep PSP-së as rastin “Telekom”, ku përmenden kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë, Musa Xhaferi.
Mirëpo meqë bëhet fjalë për rast i cili sot e kësaj dite gjendet në gjykata, PSP ka zhvilluar hetime plotësues dhe ka arritur në konstatim se dëshmia e Ramadan Bajramit, në bazë të së cilës është shqiptuar dënimi për rastin e Sopotit është marrë me përdorim të dhunës.
“Në bazë të ekspertizave të bëra, kemi konstatuar se dëshmia është marrë me dhunë, me çka i janë shkaktuar dëmtime të përkohshme psiqike ndaj Bajramit”, deklaroi prokurorja Fetai.
Në PSP edhe njëherë apelojnë te mediumet shqiptare që të bëjnë presion më të madh në Prokurorinë Publike dhe institucionet tjera, të cilat bëjnë opstruksione lidhur me rastet që kanë të bëjnë me shqiptarët dhe ku ka indikacione se janë të implikuar funksionarë të BDI-së.

