Shkruan: Xhabir DERALLA, “Civil” – Qendra për Liri
Për dy ditë të gjata, heshtje e plotë si e kreut të shtetit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe të Qeverisë, pas njoftimit të administratës amerikane se drejtori i Agjencisë së Informacionit të Sigurisë (BIA), Aleksandar Vulin, është futur në “listën e zezë”.
Sipas SHBA-së, shefi i inteligjencës serbe po i ofronte Rusisë “një platformë për ndikim të mëtejshëm keqdashës në rajon”; të përfshirë në krimin e organizuar transnacional.
Për të kujtuar, kreu i BIA-s, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Vuçiqit, u vu nën sanksionet e SHBA-vr më 11 korrik, në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv të Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, më datë 8 qershor 2021. SHBA akuzon Vulin për përfshirje në një krim të organizuar transnacional, operacione të paligjshme narkotike dhe shpërdorim të detyrës publike”. Vulin mbajti një “marrëdhënie reciproke të dobishme me tregtarin serb të armëve Slobodan Teshiq”, i cili ka qenë nën sanksionet e SHBA për një kohë të gjatë. Vulin lejoi që dërgesat ilegale të armëve të Teshiqit të lëviznin lirshëm nëpër kufijtë e Serbisë. Mbi të gjitha këto, Vulin i dha Rusisë “një platformë për ndikim të mëtejshëm keqdashës në rajon”.
Vuçiq zgjodhi TV Pink si një platformë “të sigurt” për të shpëtuar bashkëpunëtorin e tij të ngushtë
Këto akuza të rënda nga Uashingtoni heshtin Vuçiqin dhe gjithë qeverinë në Serbi për më shumë se 48 orë. Nga askush nuk u dëgjua asnjë fjalë, deri në momentin kur në “ekranet e vogla” doli autokrati serb, presidenti Vuçiq. Si në një sërë rastesh të tjera të ngjashme, Vuçiq zgjodhi TV Pink si një platformë “të sigurt” nga e cila do t’u “shpjegojë çdo gjë njerëzve” me një “fjalor popullor” të thjeshtë. E këtë herë, Vuçiq i dha një leksion opinionit ndërkombëtar dhe atij vendor në intervistën gati dy orëshe (monolog) – ku gazetarja dhe gazetari ishin pothuajse “mysafirë” pa zë. Deklaratat e tij janë butësisht e thënë ogurzeza dhe kanë implikime serioze diplomatiko-politike dhe të sigurisë.
Pas heshtjes 48-orëshe, Vuçiq doli me gjithë artilerinë e tij populiste, për të kundërshtuar vendimin amerikan për të vënë nën sanksione bashkëpunëtorin e tij të ngushtë, me konstatimet e krimeve të rënda – trafik droge, armë, krim të organizuar transnacional dhe keqpërdorim të funksionit publik.
Një dialog teatral dhe i mprehtë me komunitetin ndërkombëtar
Vuçiq shkoi shumë më tej.
“E vetmja gjë që u intereson është se si dhe në çfarë mënyre të ruajnë fëmijën e tyre dhe si të ruajnë ekuilibrat”, tha Vuçiq në një (auto) intervistë në TV Pink, duke iu referuar Kosovës, me ironi se të huajt i thanë se gjithçka ishte “brenda sundimit të ligjit” dhe se në Kosovë “arrestohen huliganët”. Ai hyri në një dialog të zakonshëm për të, teatral dhe të mprehtë me ndërkombëtarët, sikur të ishin përfaqësuesit e tyre në studio.
“Vërtet?” – pyeti Vuçiq me sarkazëm – “Dhe kur maqedonasit shkuan për të arrestuar terroristët që vranë 75 policë të tyre, atëherë ju thatë ‘hej, ndaloni, mos i arrestoni, pse po i arrestoni?’ Tani bukur miratojeni një ligj për amnisti, ju president personalisht falni filanin, tani do të bëni paqe, paqe, paqe – askush nuk ka faj. Fakti që keni vrarë kaq shumë policë, askujt nuk i intereson. Shqiptari duhet të jetë kryetar i kuvendit ose i qeverisë, ministër i punëve të jashtme duhet të jetë shqiptar, gjuhë zyrtare duhet të jetë shqipja së bashku me maqedonishten. Dhe kjo është e mundur!?”
Vuçiq, pa u mbyllur syri, me një frymë përdori dezinformata që nuk do t’i rezistonin as provës më të butë të së vërtetës. Në të njëjtën kohë, me deklaratat e tij, në një përpjekje konvulsive për të shpëtuar bashkëpunëtorin e tij Vulin, ai përpiqet të përfshijë të gjithë rajonin dhe të shpallë shqiptarët si të vetmin motiv (dhe fajtorë) për veprimet e administratës amerikane.
Sipas tij, amerikanët, përkatësisht bashkësia ndërkombëtare, po tentojnë ta shantazhojnë, e me këtë “natyrisht edhe mbarë popullin serb”, vetëm për të mbrojtur shqiptarët. Duhet t’ju vijë keq, thjesht, për “fatin e trishtë” të Vulin-it, i cili, mirë, e vuajti, për shkak të kujt? Sigurisht, për shkak të shqiptarëve. Ky është rrëfimi pas këtij shpërthimi në dukje emocional të Vuçiçit, por në thelb një performancë mediatike shumë e menduar mirë (ai i dha vetes 48 orë për t’u përgatitur).
Mbrojtësi i Serbisë në të gjithë rajonin, deri në Slloveni; komunitetit ndërkombëtar i shërbejnë “parimet hitleriane”?!
Ai nuk u ndal vetëm në rastin maqedonas. Rrëfimin e tij e ndërthurri dhe në pjesën kritike të intervistës (monologu) kaloi në Mal të Zi, e më pas në të gjithë rajonin, deri në Slloveni.
“Sot bëjnë të ditur se ka përfunduar formimi i Qeverisë në Mal të Zi. Ok, është çështje e brendshme e Malit të Zi, nuk e kam problem. Por e kam problem kur partitë boshnjake me 6 mandate do të marrin 5 ministri, kurse serbët me 15 mandate do ta kenë SHEGË! Kur Perëndimi flet për Bashkësinë e Komunave Serbe, ata gjithmonë thonë se nuk duan një Republika Srpska të re. Dhe pse, çfarë nuk shkon me Republika Srpska? Ata duan të thonë se Republika Srpska nuk duhet të ekzistojë? Në Slloveni serbët nuk mund të jenë as pakicë kombëtare dhe këtë askush nuk duhet ta përmendë, që serbët të mos mendojnë rastësisht të kërkojnë disa të drejta për veten e tyre!” – tha Vuçiq.
Çfarë po shohim këtu? Në përpjekje për të shpëtuar Vulinin dhe veten e tij, Vuçiq angazhohet në një mbrojtje “heroike” të Serbisë në të gjithë Ballkanin. Pra, sipas narrativës së tij, Vulini nuk është i përfshirë në asnjë krim, siç pretendon administrata amerikane, por është një sulm ndaj serbëve dhe kombeve të tjera vëllazërore, përkundrejt interesit për të mbrojtur shqiptarët. Vuçiq shkoi aq larg sa i vlerësoi veprimet e bashkësisë ndërkombëtare si një përpjekje për të dëbuar serbët nga Kosova dhe i barazoi politikat e tyre me ato të Hitlerit.
“A doni të zbatoni këtu parimet e Hitlerit!?” – pyeti Vuçiqin në mënyrë retorike në studion e TV Pink ku dominon shkronja “V”.
Shmeku rus
Pse i tha të gjitha këto Vuçiq? A është kjo sepse ai i detyrohet diçka Vulin-it, apo është sepse dëshiron të mbrojë imazhin e autoritetit të tij, apo qëndron ai vetë pas veprimeve të Vulin? Apo të gjitha bashkë?
Eksperti ynë diplomatik, i cili për arsye të kuptueshme këmbëngul në anonimitet, beson se Vuçiq në këtë intervistë po i vë në dukje qëllimisht Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, me qëllim që të shkaktojë trazira dhe ta devijojë temën nga krimi në etno-politikë. “Në rastin tonë ai aludon se shqiptarët, çfarëdo që bëjnë, kanë mbështetjen e Perëndimit”, thotë eksperti ynë. Sipas tij, më pas ai vazhdon në një drejtim të ngjashëm, duke kaluar në rastin e Malit të Zi, ku ja, nuk ka vend për serbët në qeveri, edhe pse është shtet “vëllazëror”.
Sipas bashkëbiseduesit tim, Vuçiq në të dy shembujt i cakton vetes rolin e një faktori që nuk do të dorëzohet para kosovarëve, duke vënë pa asnjë bazë një shenjë barazie mes çështjes së Kosovës dhe konfliktit tonë të vitit 2001 (me gjithçka që rezultoi më pas).
Dhe në të vërtetë, sa i përket mesazheve të kreut të shtetit serb në lidhje me Malin e Zi, Republika Srpskën dhe Slloveninë, opinioni duhet të nxjerrë “përfundimin e saktë” se Vuçiq është i vetmi mbrojtës i vërtetë i Serbisë në rajon. Dhe sigurisht, “tezën” e tij e nis me “mbrojtjen” e maqedonasve. Vuçiq e di se është një nga politikanët më të njohur në vend, diçka në të cilën ka investuar intensivisht, sidomos që nga periudha e vaksinimit kundër Covid.
Si gjithmonë, Vuçiq nuk ndalet vetëm në një tezë. Teza e tij më pas merr një “shije” ruse. Siç thekson Vuçiq, atij iu tha nga perëndimorët se asgjë nga këto nuk do të ndodhte nëse ai pranonte të vendoste sanksione kundër Putinit dhe Rusisë.
Ndezja e zjarreve etnike për të shpëtuar Vulin dhe veten e tij
Dhe e gjithë kjo – të shpëtohet Vulini. Dhe Vuçiqi
Nëse do të kishte qenë ndonjë nga “opinion makers” apo një politikan i një rangu më të ulët, këto marrëzi dhe manipulime mund të ishin vetëm një episod tjetër i telenovelës së pafundme politike serbe. Por këto janë deklarata të njeriut të parë të shtetit, pavarësisht se sa është i njohur për deklaratat e tij joproporcionale dhe tejet të papërgjegjshme.
Vuçiq, me deklaratat e tij, në një përpjekje më se të dukshme për të shpëtuar bashkëpunëtorin e tij, i cili vihet në dukje si një kriminel i rëndë transnacional dhe si mundësues i “ndikimit malinj rus në rajon” – po përpiqet të ndezë zjarre të tjera, në radhë të parë etnike dhe ndërfqinjësore, dhe kështu, në fakt, të shpëtojë veten.
Kujtojmë: Vulin përgjonte dhe ndiqte opozitarët rusë në Beograd
Dihet se Vulin, në kohën kur ishte Ministër i Punëve të Brendshme (2020-2022), luajti një nga rolet kryesore në ndërtimin e çështjes së autoriteteve ruse kundër opozitarëve rusë Pivovarov dhe Kara-Murza. Ata u përgjuan dhe u monitoruan në Beograd dhe materialet iu dorëzuan autoriteteve ruse të cilat më pas i dënuan me burgime të gjata me akuzën se ishin “agjentë të huaj dhe tradhtarë”.
Çfarë duhet të ndodhë pas këtyre deklaratave të Vuçiqit?
Prandaj, është shumë e natyrshme të pritet reagim nga autoritetet e Shkupit, natyrisht edhe nga kryeqytetet e tjera të rajonit (Prishtina, Podgorica, Sarajeva, Ljubjana), të prekura nga kjo tiradë e Vuçiqit. Natyrisht, mund të pritet edhe një reagim nga Uashingtoni dhe Brukseli. Nëse asgjë tjetër, kjo paraqitje joproporcionale dhe keqdashëse mediatike e njeriut të parë të shtetit serb meriton notë diplomatike.
Sido që të jetë, në fund, pyetja mbetet: Pse Vuçiq dëshiron ta shpëtojë Vulinin? Ose, edhe më saktë: Në çfarë mënyre dhe në çfarë mase është përfshirë Vuçiq në bashkëpunimin e shefit të inteligjencës serbe me shërbimet ruse? Cilat janë implikimet e sigurisë në rajon që mund të lindin nga veprimet dhe deklaratat e presidentit serb?