Ramadan Ramadani
Sepse lider ka ose nuk a, ai nuk zgjidhet. Me siguri kjo do ishte përgjigjeja e shkurtë e pyetjes nga titulli, por opinioni e meriton një analizë më të gjatë për krejt arsyet dhe sqarimin se çka ndodhi dhe po ndodh në koalicionin qeveritar shqiptar të partive politike në Maqedoni.
1. Procesi i shkrirjes në një parti i katër ose pesë organizimevepolitike, që mandej u bënë gjashtë, ishte paralajmëruar mëherët se gjendja faktike e këtij bashkëpunimi të shkëlqyeshëm politik nën siglën VLEN. Opinionit i kujtohet se në fillim tëkrizës së madhe me rastin e ndërrimit taraf të Arben Taravarit, njëri lider i VLEN, Izet Mexhiti, deklaroi se ne nuk jemi prej dje në politikë dhe e kemi përshpejtuar procesin e bërjes njëparti të VLEN. Me këtë deklaratë saktë u identifikua qëllimi i vërtetë i transferimit të Taravarit në krahun dhe tarafin tjetër se është për përçarje dhe shpartallim të VLEN dhe jo vetëm për qëllime elektorale e fitore në komunën e Vrapçishtit ose Gostivarit. Por, si në rastin e shërimit të sëmundjeve nuk mjafton që gjindet diagnoza dhe terapia, por duhet gjetur edhe koha e intervali i sëmundjes si dhe e shërimit dhe ilaçeve. VLEN siç u cek ka pas bashkëpunim të shkëlqyeshëm madje edhe koordinim për zgjedhje, për marrëdhënie me publikun dhe komision kadrovik, por si duket kanë qenë larg shkrirjes në një subjekt politik.
2. Një prej veçorive që e ka karakterizuar themelimin dhe mandej edhe bashkëveprimin e VLEN ka qenë shtimi i vazhdueshëm i rradhëve të veta dhe inkuzioni. Kjo veçori sikur u ngadalsua përgjatë zgjedhjeve lokale dhe ashtu patëm raste të kandidaturave të pavarura shqiptare me numër tëvotave respektabile, në Kërçove, Gostivar e Dibër. Me pak mund dhe sakrificë ato do ishin krejt VLEN. Kurse mas zgjedhjeve ky proces inkluzioni përfundimisht u ndërpre dhe tani mund të nis procesi i kundërt i ekskluzionit, pasi si çdo proces në natyrë, ashtu edhe në politikë nëse nuk shkon ka shtimi shkon ka pakësimi.
3. Keqkuptim i kërkesës dhe presionit publik për unifikim tëVLEN. Prej krejt deklaratave dhe përpjekjeve të VLEN për unifikimin e VLEN vërehet se ka pas tendenca të keqkuptimit të presionit dhe kërkesës publike ashiqare për veprimin, unifikimin dhe koordinimin e VLEN karshi palëve tjera. Duket se në VLEN brenda këtë kërkesë, nevojë dhe dëshirëdashamirëse të publikut e kanë kuptuar si një presion se duhet të jenë një parti dhe organizim politik! Por, kjo ka qenë njëkeqkuptim sepse kjo kërkesë më shumë ka qenë për koordinim të veprimit, negociimit dhë përfaqësimit politik. Pra në VLEN kanë keqkuptuar se u kërkohet të jenë vetëm njëparti-një kryetar ndërkohë kërkesa po edhe presioni ka qenëqë të jenë në një anë, një adresë dhe një palë e përfaqësimit, për brenda dhe jashtë vendit. Që shumë lehtë do mund tërregullohej me forma të ndryshme të cilësimit të koordinimit ekipor; udhëheqës, kapiten, drejtues e të tjera.
4. Mosveprimi sipas nënkuptimit publik. Krerët dhe strukturat e VLEN sikur që keqkuptuan kërkesën dhe presionin publik për koordinim të tyre ashtu duket se nuk vepruan sipas nënkuptimit politik. Pra; ata keqkuptuan se duhet të zgjedhin lider kurse nuk e caktuan atë që ishte nënkuptuar si lider! Tani mund të keqkuptohen analizat dhe fjalët e shkurtëra që mund ti bëjmë, prandaj i lëmë për më gjatë dhe për analizën e rradhës; mirëupafshim!


