Gjatë ditës së djeshme në Shkup, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është takuar me disa nga krerët e VLEN-it si Kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, Zëvendëskryeministrin e Parë, Izet Mexhiti, dhe zv.kryeministrin Arben Fetai.
Është interesant fakti se përse Presidenti shqiptar nuk ka takuar asnjë nga përfaqësuesit e “Frontit Evropian”, përcjell Almakos.
Një nga pyetjet e shumta që shtrohen në opinion janë “mos vallë Tirana zyrtare si partner afatgjatë strategjik e shikon VLEN-in?”
Këto dilema sigurisht se do të qartësohen në një të ardhme të afërt./Almakos