Ejup Berisha
Kërkesat e panumërta dhe apelet e shumta të njerëzve që të ketë politikë më të matur, më të mirë dhe më pozitive në shtet pas një politike të keqe dhe të dalë jashta kontrolli apo të asaj shkatërruese që ishte zbatuar deri para disa kohësh si duket janë të kota dhe nuk po japin asnjëher rezultate konkrete dhe pozitive.
Kot debatojnë njohës të mirë të politikës dhe analist politik në këtë temë por edhe qytetarët kot i thejnë dhëmbët duke shprehur dëshira për të pasur politikë të mirë dhe më të matur pasiqë politikë e tillë nuk po instalohet asesi. Unë i kuptoj politikanët e rëndomtë të interesit të pastër material se pse nuk e lejojnë realizimin e të mirës në politikë por nuk i kuptoj politikanët ithtarë të ideve përparimtare për ndryshime dhe risi të cilët në pushtet vijnë përmes revolucioneve dhe luftërave se pse vazhdojnë të sillen si kundërshtarët e tyre keq në politikë pra këta e pengojnë risinë në. E kamë fjalën për politikanët që premtojnë ndryshime, zbatimin e veprave të mira dhe akteve pozitive në politikë dhe nuk i bëjnë asnjëher këto gjëra. Në ambientin tonë politik ndodhin absurde të mëdha, këtu në skenën politike vijnë njerëz dhe kërkojnë besimin që të aktivizohen në politikë me premtimin se do ta sjellin risinë dhe ndryshimin dhe të njëjtët kur të fitojnë në zgjedhje dhe e marrin besimin që e kërkojnë nga qytetarët për tu bërë pushtetarë dhe më vonë edhe bëhen të tillë vazhdojnë aty ku e kanë lënë kundërshtarët apo para-ardhësit e tyre politik. Dhe qytetarëve u ndodh kjo përher këta pra ngelin me shpresën e kotë duke e pritur që ta shohin apo dhe ndjejnë ndryshimin dhe risinë në politikë por kot këto nuk mundësohen nga njerezit që u përmendën më lartë. Ne këtu përher ballafaqohemi me politikë të tipit status quo në vend të politikës së re të ndryshimit apo (Politic of
Change) e cila jo vetëm pritet që të ndodh por e njëjta edhe duhet patjetër që të bëhet realitet pas ndryshimeve në skenën politike. Si duket këtu në këtë qështje dominon ajo parulla e njohur e kohës së Komunizmit Edhe pas këtij rroftë ky. Apo e freskët për disa njerëz më të moshuar këtu te ne është ajo thënia Edhe pas Titos-Tito. Kështuqë të gjithë qytetarët presin që të zbatohet politikë kreative në vend të politikës së vjetër dhe monotone që në esencë fund e kokë është shkatërruese. Pra politika kreative askund dhe asnjëher nuk po bëhet realitet. Te ne në politikë si duket kemi ndryshim vetëmse emrash dhe mbiemrash të bartësve të pushtetit e jo ndryshim veprash e veprimesh dhe aktivitetesh konkrete politike që duhet të bëhen realitet nga ana e pushtetarëve të ri. Pra në vend të politikës së ralizimeve ne kemi akoma politikë të premtimeve e cila akoma është tërheqëse në rajonin gjeopolitik dhe gjeostrategjik ku jetojmë ne. Nuk është për tu habitur se tridhjet vjet pas shpalljes së lajmit për rrënimin e komunizmit këtu në Gadishullin Ballkanik në vend që të zbatohet politikë e re e risive ne këtu kemi vazhdim të politikës së vjetër apo të gjendjes së pandryshuar. Që të ketë politikë të re apo kreative në të duhet të vijnë në shprehje politikan të ri, të aftë, të ditur dhe intelegjent. Politika kreative i sjell gjërat e duhura dhe të nevojshme në vend të duhur, nga persona të duhur në politikë. Kjo për faktin se përmes zbatimit të politikës së tillë politika si veprimtari njerëzore dhe shoqërore i ndryshon raportet shoqërore në aspekt pozitiv duke u bazuar në mjete dhe metoda të reja të cilat i eliminojnë ato të vjetrat. Politika kreative është sinonim për risi dhe ndryshim e cila duhet ta eliminoj politikën e vjetër të status quo-së. Duhet thënë se kyqja e njerëzve kreativ në politikë është gjëja më e mire e mundëshme që mund të ndodh në skenën politikë. Shkurt e shqip njerëzit kreativ në politikë janë më të zotët, më të çmuarit dhe më të vlefshmit. A kemi ne në skenën politike politikan të tillë kreativ? Përgjigja në këtë pyetje fatkeqsisht përher është negative. Kur theme politikan kreativ e kamë fjalën për njerëz bartës jo vetëm të ideve të reja por edhe për zbatues konsekuent dhe të përpiktë të praktikës së re të ndryshimeve shtetërore dhe shoqërore. Njerëzit e mençur të aftë dhe të ditur në politikë janë e kundërta e njerëzve të paditur, jointelegjent dhe të pa-aftë ashtu siç janë sot shumica e politikanëve në skenën politike të rajonit të Gadishullit të Ballkanit.