Ramadan Ramadani
Në të njëjtët ditë kur erdhi lajmi se administrata e SHBA-ve ka suspenduar Marrëveshjen Strategjike me Kosovën në Shkup Maqedoni u mbajt një cerenomi e shënimit të tridhjet vjetorit të marrëdhënieve diplomatike të SHBA-ve me Maqedoninë e Veriut dhe në fotot e shpërndara nga ai event nuk kishte në rradhë të parë asnjë funksionar shqiptar. Tani mund të polemizohet që kanë dalë foto pa shqiptarë në ballë pasi shqiptarët kanë lënë bosh vende kyqe në Ministri të Mbrojtjes dhe Ministri të Jashtme dhe ajo ashtu pak bosh, po aty në dy ministritë nuk kanë asnjë funksionar shqiptarë, pro sidoqoftë këto dy lajmë së bashku hodhën një hije dyshimi mbi ate se çka ndodhë me shqiptarët dhe Amerikën, e me krejt ato kënga ku në shqip u është kënduar kësaj lidhje strategjike. Çka ndodhë me këtë lidhje a SHBA-të lëvizën apo shqiptarët nga tjerë u kurdisën? Kryesisht kjo ishte dyshimi, dilema dhe pikëpyetjet që u formuan nga këto dy ndodhi, lajme dhe fotografi!
Por, se ajo lidhje, gati shpirtërore, vazhdon nga ana e shqiptarëve vjen prap nga Maqedonia ku përfundonin afatet e kandidimit për zgjedhje lokale. Ashtu një prej dy kryetarëve të komunave që ndodhen në listën e Zezë të SHBA-ve vendosi dhe u kandidua edhe për një mandat në krye të Komunës Karposh të Shkupit, të banuar me shumicë maqedonase. Bëhet fjalë për Stevço Jakimovskin që shumë herë ka qenë kryetar i kësaj komune, me parti të ndryshme dhe për të cilin lajmi se ishte në Listën e Zezë Amerikane të sankcioneve normalisht do ishte një sinjal se ka mbaruar kariera e tij politike. Ama jo ky far Stevçoja jo vetëm që u kandidua, por fakti që ndodhet në Listën e Zezë as që ju përmend si ndonjë pengesë për kandidim, bile po kandidohet me koalicion të tre katër partive të vogla ashtu rahat dhe lirshëm. Ndërkohë një tjetër rast i kryetarit të Strugës Ramiz Merko që ndodhet poashtu në të njëjtën listë të zezë amerikane as që u përmend si opsion kandidimi, vet ose nëpërmejt ndonjë opcioni ose parti politike. Këtu është dallimi pra në qëndrimin se Struga është me votues shqiptarë dhe nuk bëhet fjalë të dalish në mejdan me kërkuar votë duke qenë se nuk je në një anë me amerikanë. Kurse në Karposh midis kryeqytetit bile tre katër parti të kandidojnë rahat rahat edhe nëse nuk je me amerikanë. Bile cinikët do thonë ndoshta mund të jetë kjo gjë përparësi kur votuesit janë kështu?!