Andi Bejtja
Një video amatore me celular dje, nga Konferenca e Mynihut, na shfaqi një lider të vërtetë që edhe ata që nuk e donin, e dëgjonin me vëmendje: Albin Kurtin përpara një tavoline me ballkanas dhe perëndimorë, duke mbrojtur në fakt ato parime që i ka paraartikuluar me kohë.
Shumë shqiptarë andej dhe këndej kufirit, si rrallëherë, panë një “stof” politikani tjetër nga ata që janë mësuar të shohin përditë, me dinjitet dhe plot me mendim e peshë e mbi të gjitha vizion.
Për sa i përket dialogut me Serbinë, për shumë politologë e gazetarë pjesa më e vështirë në rrugëtimin e Albinit si Kryeministër, ai foli për tre parime që ngelën si gozhda jo vetëm në atë sallë.Albin Kurti tha: “Jo marrëveshje pa dialog, jo dialog me harta dhe jo harta me Presidentë rreth tyre”.
Kisha kaq kohë që dëgjoja nga dashamirës dhe jo-dashamirës të tij kur thoshin: “Si do t’ia bëjë Albini kur ndonjë nga këshilltarët e Trump, t’i vërë hartën e ndarjes së Kosovës në tavolinë e t’i thotë firmos!”.
Kjo ishte një pyetje e vështirë, por dje e pamë që u bë një pyetje e lehtë: Jo marrëveshje pa dialog, jo dialog me harta. Nuk ka perëndimor e amerikan në botë ta kundërshtojë.
Dhe më tej kur foli për taksën dhe riartikuloi tezën e reciprocitetit, zgjidhi sërish një pyetje të vështirë (në fakt e kishte zgjidhur me kokë).
Me të njëjtën lehtësi do të rrëzojë, në mos e ka rrëzuar dhe të ashtuqujturin “Shengen Ballkanik”.
Me Albinin, pyetjet e vështira do të vazhdojnë të bëhen të lehta, sepse përgjigjet në këtë rast nuk i japin as Kulisat, as Intrigat, as Pazaret, por parimet, që falë Zotit këtë herë artikulohen jo thjesht nga një lider patriot, por nga një lider me brumë, vizion e me një epërsi dije të dukshme më së paku në krahasim me liderët e tjerë të Ballkanit.
E mbani mend për shembull sa të vështira i kishte përgjigjet Presidenti Thaçi apo edhe gazetari Baton Haxhiu në studiot televizive?
Njëherë thoshin nuk është ndarje, është korrigjim; pastaj do të shkëmbejmë territor, por nuk ka ndarje; pastaj nuk ka ndarje në bazë etnike, është një muhabet tjetër; multietnicitetin do e ruajmë; nganjëherë thuhej që Presidentin e kanë përkthyer keq nga anglishtja; pastaj dilte vizorja, njëherë 30 km brenda, një herë 30 km jashtë Mitrovicës e të tjera e të tjera si këto …
U, se harrova, a e mbani mend sa të vështirë e kishin t’i jepnin përgjigje pyetjes se, e kujt ka qenë ideja e ndarjes?! Cfilitje e vërtetë!
Përkundrazi, shikoni sa të lehtë e pati Albini dje, edhe pse rruga do të jetë më e gjatë.
Data 21.09.2025
Aktuale
- Ahmeti nga Kërçova: Shqiptarëve nuk mund t’u mohohet gjuha, historia dhe krenaria kombëtare
- Çmontohet organizata shqiptare me shtëpi bari dhe ferma marijuane në Spanjë, 5 të arrestuar mes tyre një grua ! Akuza edhe për vjedhje energjie dhe falsifikim
- Osmani prezantoi strategjinë për luftimin e bullizmit: Staf i shtuar i psikologëve, fushata edukative dhe trajnime për mësuesit
- Skandali në spital: Mjeku anestezist kapet në momentin më të papërshtatshëm
- Rubin: Shpresoj për një takim me Thaçin pas burgut
- EMRAT/ Trafik armësh nga Shqipëria në Angli, arrestohen dy persona, një tjetër shpallet në kërkim! Pistoleta me silenciator ishte fshehur brenda televizorit
- EMRAT/ Trafik armësh nga Shqipëria në Angli, arrestohen dy persona, një tjetër shpallet në kërkim!
- “Higjiena Komunale” dhe “Parqet dhe Gjelbërime” do t’i udhëheqin kuadrot e VLEN-it! Arrihet marrëveshje në koalicion