Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka dalë me sqarim lidhur me prezencën e shtuar policore në Kumanovë, që u vërejt gjatë uikendit të kaluar, shkruan Gazeta Lajm. Sipas MPB-së, shkak kanë qenë testimi i shoferëve për nivelin e alkoolit.
“Në rajonin e SPB-së së Kumanovës uikendin e kaluar u zbatua kontroll i shtuar policor lidhur me drejtimin e veturave nga qytetarët nën ndikimin e alkoolit, me ç’rast janë testuar gjithsej 136 shoferë dhe te 21 prej tyre është vërejtur prezencë e alkoolit mbi nivelin e lejuar”, njoftoi MPB.
Ministria e punëve të brendshme në bashkëpunim me institucionet tjera do të vazhdojë me këto lloj kontrolle edhe në periudhën në vijim.