Ramadan Ramadani
Pasi kisha një replikë, me vend, për shkrimin paraprak ndiej se ka nevojë të sqaroj pjesën për zgjedhjen menjëherë tëVLEN-it një lider:
a) Në realitetin e shtetit dhe pushtetit pas zgjedhor tëMaqedonisë së Veriut kanë dalur shumë momente pozitive për rinegoicim dhe ato janë në favor të koalicionit VLEN. Por, ato duhet negociuar një orë e më parë pasi si çdo momentum mund të kalojnë. Kështu është me konstituimin e këshillave komunal ku shumicën e bëjnë ortakët qeveritarë. VLEN aty ku nuk i ka negociuar ka mbet me më pak pozicione se sa realisht ju takon sipas votave dhe këshilltarëve.
b) Përkrahja e ortakëve qeveritar mes vete ka qenë vendosëse nëdisa komuna e edhe aty ku VLEN ka ndihmuar decidivisht për fitore, si në rastin e Komunës Karposh të Shkupit dhe Qytetit tëKumanovës, shqiptarët politikisht kanë mbetur të pashpërblyer.
c) Mungesa e një adrese dhe lidershipi negociues ka lënë shumëvende kyçe të zbrazta. Ndonëse këto ishin të ndara për VLEN,që prej një vit e gjysëm. Aty vazhdojnë ushtrues detyre drejtorë, ndërkohë që VLEN, e nëpërmjet tyre shqiptarët, përveç tjerave, janë në minus për më shumë se 18 rroga mujore të mbi njëqind drejtorë dhe funksionarë tjerë. E për caktimin e tyre ka mjaftuar shumë pak vullnet i mirë dhe procedurë. Sipas një llogaritje tëpërafërt, pasi të saktë nuk mund të kemi shkaku i mungesës tëdhënave publike, kjo është një shumë goxha e madhe: gati tre milionë euro!
d) Mënyra e ndalimit të fragmentarizimit e me atë edhe tëdobësimit të përfaqësimit politik shqiptar që për vite me radhëduket si “kulçedër me shtatë krena”. Aktualisht në Kuvendin e RMV deputetë shqiptarë ka nga 11 (njëmbëdhjetë) përfaqësime politike të ndryshme: PDSH, Lëvizja Populli, tre ASH, LSDM, BDI dhe katër në VLEN!
e) VLEN duhej që dje të zgjidhte lider, ndërsa duhet menjëherë,edhe për arsye të veta të brendshme. Deri sa ju vlen argumenti se kush nuk do, mund të dale si doli Arben Taravari. Kjo pasi me përsëritjen e zgjedhjeve në katër komuna ky argument mund edhe të zbehet.


