Unë nuk do ta parashtroj pyetjen pse këto para nuk u janë ndarë familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të UÇK-së, në vend se të harxhohen për reklama të shtrenjta. Këtë pyetje me siguri do ta parashtroni ju lexues të nderuar. Secili prej nesh njohim ndonjë familje të invalidit, ose dëshmorit të UÇK-së. I kemi familjarë, miq, fqinj… dhe e dimë se në çfarë mjerimi jetojnë fëmijët e tyre, kundrejt luksit në të cilin jetojnë profiterët dhe profiteret e pushtetit
ALBAN JASHARI
Pse i duhen BDI-së reklamat e shtrenjta, nëse 15 vite ka punuar aq shumë për shqiptarët?
Unë nuk do ta parashtroj pyetjen pse këto para nuk u janë ndarë familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të UÇK-së, në vend se të harxhohen për reklama të shtrenjta. Këtë pyetje me siguri do ta parashtroni ju lexues të nderuar. Secili prej nesh njohim ndonjë familje të invalidit, ose dëshmorit të UÇK-së. I kemi familjarë, miq, fqinj… dhe e dimë se në çfarë mjerimi jetojnë fëmijët e tyre, kundrejt luksit në të cilin jetojnë profiterët dhe profiteret e pushtetit
ALBAN JASHARI
BDI te shqiptarët dhe VMRO-DPMNE te maqedonasit, kanë harxhuar më së shumti para për fushatë zgjedhore, tregojnë të dhënat zyrtare të KSHZ-së, shkruan BIRN. Sipas këtyre të dhënave, BDI gjatë fushatës së zhvilluar para rrethit të parë zgjedhor ka harxhuar rreth 250 mijë euro, kurse gjitha partitë tjera shqiptare bashkë, nuk kanë harxhuar as 50 mijë euro. Këto janë të dhënat zyrtare, e për ato jozyrtare mundemi vetëm të supozojmë.
Unë nuk do ta parashtroj pyetjen pse këto para nuk u janë ndarë familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të UÇK-së, në vend se të harxhohen për reklama të shtrenjta. Këtë pyetje me siguri do ta parashtroni ju lexues të nderuar. Secili prej nesh njohim ndonjë familje të invalidit, ose dëshmorit të UÇK-së. I kemi familjarë, miq, fqinj… dhe e dimë se në çfarë mjerimi jetojnë fëmijët e tyre, kundrejt luksit në të cilin jetojnë profiterët dhe profiteret e pushtetit.
Mirëpo pyetja që do ta parashtroj është se pse i duhen BDI-së kaq shumë para për reklama të shtrenjta? Pse në këto reklama nuk vërehet asnjë projekt i realizuar nga kjo parti në komunat shqiptare? Pse edhe pse 15 viteve në pushtet vetëm premtime “do të bëjmë këtë, do ta bëjmë atë”, e askund nuk tregojnë se çka kanë bërë? Nëse vërtetë kanë punuar aq shumë për shqiptarët gjatë këtyre 15 viteve, le t’i lënë punët dhe veprat të flasin vetë! Apo e dine edhe vetë se nuk kanë bë punë aq të mira, prandaj tani duhet t’i zbukurojnë me reklama të shtrenjta? Dhe se punët që i kanë bërë (e që nuk i kanë bërë), u kanë sjellë shqiptarëve vetëm të këqija, e asnjë të mirë dhe tani shpresat e fundit i kanë te reklamat. Reklama të cilat u nevojiten për të krijuar një fytyrë të re, që shqiptarët tua harrojnë fytyrën vjetër? Sikur që tentuan para zgjedhjeve parlamentare, por dështuan! Sa strategji nënçmuese për votuesin shqiptarë! Sa nënçmuese për vetveten e tyre, nëse mendojnë se shqiptarëve ua shpërlajnë trurin me reklama të shtrenjta.
Unë nuk i përzihem askujt nëse do të harxhojnë ose nuk harxhojnë para në fushatë. Nëse u ofrojnë, lirisht merrni, pa menduar aspak, sepse nuk i kanë fituar as me mund as me djersë. Mirëpo një gjë të jenë të sigurt: fytyrën e vërtetë nuk mund ta fshehin prej shqiptarëve, sikur edhe të japin dhjetë e njëqind fish më shumë para për reklama të shtrenjta. Shqiptarët e njohin fytyrën e tyre të vërtetë, ashtu siç e njohën më 11 dhjetor. Milionat e Ruisë, Serbisë, e Greqisë, nuk mjaftojnë që të nga memoria e shqiptarëve të fshihet rasti i Sopotit, vrasja e Harun Aliut me shokë, Rasti Monstra, Tradhtia e Kumanovës, e shumë e shumë raste tjera. Edhe sikur miliarda t’u vinë nga që i kanë tua dërgojë Moska, Beogradi e Athina, nuk u mjaftojnë. Për këtë le të jenë të sigurt!