Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë Elisa Spiropali, ka përgëzuar studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut dhe mënyrën se si ata kanë artikuluar kërkesën e tyre për përdorimin e gjuhës shqipe në përputhje me të drejtat e garantuar nga Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi.
“Vlerësojmë gjithashtu gatishmërinë e institucioneve të Maqedonisë së Veriut, veçanërisht Kryeministrit Mickoski dhe Zëvendëskryeministrit Sali, për ta trajtuar këtë çështje me seriozitet dhe në përputhje me Kushtetutën dhe kuadrin ligjor të vendit.
Dialogu, zgjidhjet institucionale dhe respekti për të drejtat mbeten rruga më e sigurt për forcimin e besimit dhe standardeve demokratike”, ka shkruar ministrja Spiropali.
Data 08.02.2026
Aktuale
- 40 miliardë euro në Bitcoin shpërndahen aksidentalisht
- Rrahë brutalisht nënën, prangoset 46-vjeçari
- Ministri Nikollovski: Procedurë për konfiskimin e objektit të ndërtuar ilegalisht në Stenkovec
- Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani, policia jep detaje! Si nisi konflikti mes mbrojtësit të Ilir Metës dhe dy të tjerëve
- Provimi i jurisprudencës në shqip, Spiropali: Përgëzime për studentët shqiptarë!
- Avioni i Wizz Air nga Shkupi për në Paris detyrohet të ulet në Bruksel
- Mickoski nuk sheh problem që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në shqip
- Dekor apo pushtet real? ASH: VLEN pranon dështimin


