Protestuesit në Zveçan nuk i përfillën thirrjet e kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, për të lejuar kalimin e dy automjeteve të Policisë së Kosovës.Në vend të ngjarjes duket një numër i madh njerëzish – mes tyre edhe me maska.
Aty gjenden edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, edhe të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR.
Më herët, Rakiq tha se ua ka përcjellë dy kërkesa përfaqësuesve të KFOR-it dhe ambasadorëve të huaj në Prishtinë, në mënyrë që protestuesit serbë të tërhiqen nga ndërtesat e komunave në veri, ku edhe janë tubuar.
“Kërkesat tona janë që sherifët – siç e quajnë veten – të paligjshëm, të shkojnë në shtëpitë e tyre dhe t’i udhëheqin të afërmit e tyre. Dhe, të gjitha njësitë speciale në ndërtesën e komunës, përreth komunës, të tërhiqen në jug, sepse ky nuk është stacion policie, është bashki e qytetit”, tha Rakiq, duke folur nga Zveçani, shkruan REL.Ndërkaq më herët, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq kur ndaloi pranë mjetit të njësisë speciale, ata hodhën shishe boshe në drejtim të tij.
Data 20.03.2026
Aktuale
- SHBA-ja godet rrjetin kibernetik iranian, Shqipëria mes vendeve të shënjestruara për shkak grupit opozitar MEK
- Krerët e Maqedonisë së Veriut urojnë Fitër Bajramin
- ESHS: Në Maqedoninë e Veriut, gratë jetojnë rreth 4.4 vjet më shumë se burrat
- Rritja e çmimit të naftës, qeveria vendos të ringrejë Bordin e Transparencës, ministrja e Ekonomisë: Ulim me 20% edhe akcizën
- Tre persona të maskuar tentojnë të grabisin një argjendari, pronari: Dyqanin e hapën me kriko makine! Çfarë filmuan kamerat e sigurisë
- Besimtarët muslimanë në vendet e rajonit falim namazin e Fitër Bajramit
- Partitë politike në Maqedoni urojnë besimtarët muslimanë për festën e Bajramit
- Besimtarët myslimanë sot festojnë Fitër Bajramin


