Protestuesit janë nisur drejt godinës së Kuvendit, ndërsa protestuesve ju drejtua me fjalim aktori Vanço Petrushevski, i cili, tha se është bashkangjitur protestës ngase, siç u shpreh ai “vendlindje tjetër nuk ka, dhe se ka ardhur koha për ta mbrojtur shtetin”.
“I bëjmë thirrje të gjithë partive politike të na bashkëngjiten. I bëjmë thirrje udhëheqësish së VMRO-DPMNE-së, të dalin dhe të na përkrahin, në mënyrë masive në mbrojtje të Maqedonisë unitare dhe të përbashkët”, tha ai duke shtuar se qëllimi i tyre është i sinqertë, dhe i arsyetuar, njofton SHENJA.

