Protestuesit nga iniciativa “Për Maqedoni të përbashkët” që kanë hyrë në hapësirat e Kuvendit dhe kanë sulmuar deputetët, akoma po vazhdojnë të qëndrojnë brenda hapësirave të ligjvënësit, shkruan SHENJA.
Situata eskaloi pasi shumica e re parlamentare zgjodhi Talat Xhaferin për kryeparlamentar të ri, ndërsa protestuesit me forcë hyrën në Kuvend.
Pamjet tregonin qartë se deputetë të caktuar, në mesin e të cilëve edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, janë sulmuar fizikisht. Përderisa akoma vazhdon tollovia në Kuvend, nuk mund të sigurojmë ndonjë informatë të konfirmuar për numrin e saktë të deputetëve që janë sulmuar, si dhe për gjendjen e tyre shëndetësore. Një pjesë e deputetëve të shumicës së re parlamentare, akoma vazhojnë të mbeten të ngujuar në objektin e Kuvendit. /SHENJA/
Ky është momenti kur protestuesit futen në… by tvshenjaofficial